Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër) arrestoi sot një kryrkomisar në Gjirokastër, një nënkomisar dhe një inspektor polivie.
Kryekomisar Alfred Kondi, me detyrë Shef i Sektorit të Krimit të Organizuar në DVP Gjirokastër, akuzohet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim.
N / Komisar XHevit Dine, me detyrë Specialist në Seksionin e Inteligjencës dhe Arkivës Kriminale, dyshohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës” kryer në bashkëpunim.
Inspektor Feim Onjea, me detyrë Trupë Shërbimi Operacional në forcën e posaçme Shqiponja, është i dyshuar për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Shpërdorim i autoritetit policor” kryer në bashkëpunim. Aktualisht i shpallur në kërkim.
Shtetasit B.Mustafaraj me detyrë doganier, niveli C2 në degën doganore Kakavijë, është i dyshuar për veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.
Shtetasi I.M., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
Shtetasi K.K., i dyshuar për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.
“Nga hetimet disa mujore me metoda speciale u dokumentua me prova ligjore përfshirja e shtetasve në veprën penale të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm, favorizimin e shtetasve të ndryshëm në kontrabandimin e mallrave dhe organizimin e lojrave të fatit në formën e basteve sportive, me qëllim përfitimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare.
Gjithashtu u provua se punonjësit e policisë duke shfrytëzuar funksionin organik dhe atributet që ju jep detyra, në periudha të ndryshme kanë ndikuar në lejimin e ushtrimit të aktiviteteve të paligjshme nga shtetas të ndryshëm”, njoftoi AMP.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një automjet tip ML dhe katër aparate celular. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/