Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alqi Bllako në gjykatë për inceneratorin e Tiranës, dyshime se përfitoi mijëra euro

17/11/2024
Shpërthen rrjeti për arrestimet nga SPAK, aktivisti çon dy paketa te zyra e Ramës dhe e Veliajt
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dërgon për gjykim Alqi Bllakon në lidhje me inceneratorin e Tiranës, i akuzuar për kryerjen e veprës penale: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, dy herë, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.

Nga aktet e administruara dhe gjatë hetimeve të kryera për kontratën koncensionare të vitit 2017 për ”Ndërtimin e landfillimit, inceneratorit dhe rehabilitimit të vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes Ministrisë së Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. janë konstatuar akte korruptive të të pandehurit Alqi Bllako, i cili në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit ka kërkuar dhe përfituar në mënyrë të parregullt në dy raste; a. vlerën monetare prej 119.715 euro dhe b. vlerën monetare prej 7,520,000 lekë për Vladimir Bezhanin.

“Alqi Bllako i ka propozuar Vladimir Bezhanit të vazhdonte detyrën si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka dhe të ndihmonte me konsulencë juridike gjatë kohës kur kishte lindur idea e projektit të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit për trajtimin e mbetjeve në qytetin e Tiranës, përpara se të bëhej propozimi i pakërkuar në Ministrinë e Mjedisit.

Për shërbimin e Vladimir Bezhanit, si këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, shtetasi Alqi Bllako i ka kërkuar/propozuar shtetasit Klodian Zoto, aksioner i shoqërisë propozuese “Integrated Technology Services” sh.p.k, dhe aksioner i shoqërisë koncesionare “Integrated Energy BV SPV” sh.p.k, dhënien e përfitimit të parregullt për shtetasin Vladimir Bezhani, duke e punësuar fiktivisht tek shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. dhe siguruar një përfitim të parregullt në vlerën 7,520,000 lekë.

Gjatë kohës që Vladimir Bezhani ishte këshilltar i jashtëm i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ai ka mbajtur kontakte me Klodian Zoton, sipas orientimit të të pandehurit, Alqi Bllako duke i siguruar të dhëna të marra nga autoriteti kontraktor, që i shërbyen shoqërisë propozuese të shtetasit Klodian Zoto, “Integrated Technology Services” sh.p.k. për të hartuar dokumentacionin e nevojshëm për propozimin e pakërkuar.

Po ashtu, i pandehuri Alqi Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri (pronarët de facto të shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k.), vlerën monetare prej 119,755 Euro, si pagesë për blerjen e pajisjes “Makineri për mbushjen, mbylljen, vulosjen apo etiketimin e shisheve, makineri për gazimin e pijeve”, për aktivitetin tregtar të shoqërisë së babait të tij, Edmond Bllako, me adresë: “Ropi Stillo Gostivishti”, Ersekë”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Më 31 korrik 2024, SPAK ka paraqitur kërkesën për dërgimin për gjykim të procedimit penal nr.255/1 të vitit 2020 (ndarë nga procedimi penal nr.255 të vitit 2020), në ngarkim të të pandehurve; Lefter Koka, Pëllumb Abeshi, Erjon Murataj, Bledar Karoli, Taulant Tusha, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj, Silena Tola, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248, 25 i Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime të tjera në kuadër të procedimit penal nr.255 të vitit 2020, për të gjithë subjektet e regjistruar në kuadër të këtij hetimi (individë dhe persona juridik).

Procedimit penal nr.255/2 i vitit 2020 në ngarkim të të pandehurit Alqi Bllako – i ndarë nga procedimi penal nr.255/2020.

Kontrata konçesionare me numër protokolli 6597, datë 31.08.2017 “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitimi i vend depozitimeve ekzistuese, Tiranë”, e lidhur mes autoritetit kontraktor; Ministria e Mjedisit dhe shoqërisë koncesionare “Integrated Energy B.V SPV” sh.p.k. kishte një kosto të investimit të parashikuar nga shoqëria konçesionare në vlerën 128,248,330 Euro (njëqind e njëzet e tetë milionë e dyqind e dyzetë e tetë mijë, e treqind e tridhjetë) pa TVSH. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

Berisha: Protesta e së shtunës do jetë ndryshe! Kryengritja kalon në fazën e diversifikimit

23/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

Gjykata Kushtetuese shfuqizon ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, i bëri PS në shtator

23/02/2026
Fier, arrestohet një prokuror për korrupsion pasiv

Konfiskohen 10 pasuri të Saimir Taullahut në Fier

23/02/2026
Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

Rama për shembjet në aksin Librazhd Prrenjas: Ka ndodhë edhe në Itali

23/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.