Ka një rast suksesi që ofron përvojë në uljen e stokut të cështjeve në gjykata. Kjo është Gjykata e Lartë[1] që më 1 janar 2024 kishte një stok TB 26,058 çështje. Gjykata e Lartë e ka filluar vitin 2023 me një total prej 31,827 çështjesh në pritje të gjykimit. Ajo ka funksionuar me 86% të gjyqtarëve dhe 81% të administratës gjyqësore të parashikuar në organikë. Ndërkohë që ka ulur stokun me afro 5000 cështje brenda një viti.
Çdo gjyqtar ka mesatarisht 2084 (ËR) çështje në ngarkim dhe gjatë 2023 ka arritur të gjykojë 486 (ER) çështje secili. Gjykata e Lartë ka mbyllur vitin 2023 me një stok të reduktuar me 18 %.
Rendimenti mesatar i punës për gjyqtar (Treguesi ER) i cili shpreh numrin mesatar të çështjeve të përfunduara nga një gjyqtar, gjatë vitit të raportuar për vitin 2023 ka shënuar rritje. Gjatë vitit 2023, në gjashtë mujorin e parë 15 gjyqtarë dhe në gjashtë mujorin e dytë shkoi 19 gjyqtarë (mesatarisht 16.3) efektiv të Gjykatës së Lartë kanë gjykuar mesatarisht 485.5 çështje secili, 7.5 çështje më shumë krahasuar me vitin paraardhës.
Përgjatë vitit 2023 u arrit një normë e likuidimit të cështjeve CR (raporti midis çështjeve të zgjidhura dhe atyre të regjistruara rishtazi), prej 369%. Ndersa DT (koha e likuidimit te ceshtjeve) ishte 1700 dite.
Masat e KLGJ pë reduktimin e stokut në KLGJ
Për adresimin e stokut në gjykata, KLGJ ngriti grupin e punës “Për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata” në korrik të vitit 2023 me urdhër të Kryetares së Këshillit të Lartë Gjyqësor .
Grupi i punës[2] kishte në fokus kryesisht gjykatat e apelit si dhe gjykatat e konsideruara në nevojë.
Në përbërje të tij ishin anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, drejtues të gjykatave kryesore, si dhe përfaqësues nga Këshilli i Evropës, nga projektet INL/EËMI, EU4Justice etj.
Që nga korriku 2023 deri në mars 2024, Grupi i Punës për Strategjinë e Uljes së Numrit të Çështjeve të Prapambetura (në vijim “GP”) u mblodh dhe shqyrtoi shkaqet kryesore të krijimit të çështjeve të prapambetura, volumin e çështjeve (të vjetra) në pritje si dhe diskutoi zgjidhjet për pakësimin e strukturuar të çështjeve të prapambetura pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, dhe Gjykatës Administrative të Apelit.
Grupi i Punës u mblodh 13 herë deri në miratimin e kësaj strategjie.
Strategjia përcakton përmasat e problemeve në gjykata, të cilat shkaktojnë volumin e madh të çështjeve të prapambetura, ofron një perspektivë për sa i përket skenarëve për pakësimin e tyre në tri vitet e ardhshme, si dhe prezanton masa praktike për uljen e çështjeve të prapambetura.
Strategjia[3] ka përcaktuar 7 objektivat, tre prej të cilëve (1,2,4) adresojnë direkt cështjen e stokut ndërsa 4 të tjerë synojnë përmirësimin e ambientit ku stoku do të reduktohet.
Në fakt objektivi 1 është shumë më tepër se sa përbërës në një listë objektivash, ai është vetë qëllimi.
Objektivat/
Objektivi 1: Ulja strukturore e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm dhe administrativ Tiranë, në Gjykatën Administrative të Apelit dhe në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për periudhën 2024 – 2027 nëpërmjet marrjes së masave konkrete.
Objektivi 2: Fuqizimi i kapaciteteve në gjykata me marrjen e masave për emërimin dhe përshpejtimin e ngritjes në detyrë të gjyqtarëve, heqjen e pengesave për përzgjedhjen, trajnimin dhe emërimin e ndihmësve ligjorë në gjykata dhe rritjen në përgjithësi të numrit të stafit mbështetës jo gjyqtar.
Objektivi 3: Përmirësimi i metodave dhe proceseve të punës.
Objektivi 4: Prezantimi i një pakete ndryshimesh ligjore që synojnë uljen e numrit të çështjeve të prapambetura dhe zbatimi i masave konkrete për uljen dhe parandalimin e krijimit të çështjeve të prapambetura në gjykata në të ardhmen.
Objektivi 5: Përcaktimi i standardeve minimale kohore dhe sasiore dhe matja e performancës së gjyqtarëve.
Objektivi 6: Rritja e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional me aktorë të tjerë brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë.
Objektivi 7: Rritja e Transparencës dhe forcimi i besimit të publikut në sistemin gjyqësor .
Objektivi 1 parashikon ndër të tjera krijimin e ekipeve për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura të cilat mund të përbëhen nga një grup gjyqtarësh, të mbështetur nga ndihmës ligjorë/ sekretarë gjyqësorë apo nëpunës të tjerë. Ndihmësit ligjorë/ sekretarët gjyqësorë apo nëpunësit e tjerë të posaçëm mund të kryejnë një tërësi hapash paraprake përgatitore të tilla si shqyrtimi paraprak i historikut të çështjes, përmbledhja e rrethanave të faktit dhe parashtrimi i bazës ligjore.
Në lidhje me objektivi 2 ‘forcimi i kapaciteteve të gjyqësorit (gjyqtarëve dhe ndihmësve ligjorë)’, KLGJ-ja ka vlerësuar si nevojë imediate edhe përfundimin në mënyrë të shpejtë dhe efikase të procedurave të lëvizjes paralele në gjykatat e shkallës së parë dhe të ngritjes në detyrë të gjyqtarëve në gjykatat e apelit. Nisur nga analiza e faktorëve që ndikojnë në numrin e gjyqtarëve, të tillë si: ndikimi i parashikuar i procesit të vetingut dhe përfundimi i tij, rritja e numrit të përgjithshëm të gjyqtarëve (duke rritur numrin e gjyqtarëve në Gjykatën Administrative të Apelit), diplomimi i gjyqtarëve të rinj gjatë 2024-2026, komandimet në institucionet e tjera dhe daljet në pension, është e mundur që të vlerësohet një zhvillim i mundshëm i numrit të gjyqtarëve duke parashikuars se numri i plotë i gjyqtarëve do të plotësohet në vitin 2028, referuar qasjes së ekuilibruar:
Objektivi 3 synon përmirësimin e metodave të punës përmes delegimit të detyrave të caktuara në lidhje me çështje të thjeshta nga gjyqtari te stafi i gjykatës (ndihmës ligjorë dhe/ose sekretarë gjyqësorë me përvojë). Kjo tashmë është një praktikë e pilotuar në gjyqësorin shqiptar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Duke qenë se ngarkesa e madhe e gjykatave të shkallës së parë po shkaktohet nga një volum i madh i kërkesave për lëshimin e urdhrave të ekzekutimit, kjo masë mund të ndihmojë në shkurtimin e kohëzgjatjes së përgatitjes dhe hartimit të urdhrit të ekzekutimit. Një qasje e ngjashme, mund të ndiqet edhe në fusha të tjera të së drejtës civile dhe administrative në rastin e kërkesave pa palë kundërshtare apo çështjeve të tjera me karakter jo kompleks.
Objektivi 3 plotësohet edhe përmes shkëmbimit të versioneve elektronike të dokumenteve gjyqësore si vendimeve gjyqësore ndërmjet gjykatave apo aktorëve të tjerë në proces.
Një masë tjetër në ndihmë të realizimit të objektivit 3 është edhe përdorimi i modeleve standarde për vendimet gjyqësore/ urdhrat e gjykatës e dokumente të tjera.
Objektivi 4 mbetet ndoshta edhe më i rëndësishmi dhe më i qëndrueshmi nga ato objektiva që ka planifikuar strategjia. Ai lidhet me nevojën për ndryshime ligjore të përqendruara në uljen dhe parandalimin e çështjeve të prapambetura
Së pari kërkohet promovimi i modelit të gjykimit të çështjes nga një gjyqtar i vetëm në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, për lloje të veçanta çështjesh, veçanërisht për çështjet relativisht të thjeshta dhe të standardizuara.
Ndryshimet dhe shtesat në Kodin e Procedurës Civile si dhe në ligjin “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” synojnë përmirësime në shpejtësinë e gjykimit të disa kategorive të caktuara dhe të kufizuara të çështjeve civile, njëkohësisht edhe lehtësimin e procedurave gjatë gjykimit, si edhe ngarkesën e punës së trupave gjykuese dhe të gjyqtarëve të gjykatës së apelit të juridiksionit të përgjithshëm.
Ndryshimet e propozuara synojnë rritjen e kategorive të çështjeve civile në gjykatën e apelit që mund të shyqrtohen me një gjyqtar, pra jo me trupë kolegjiale të përbërë prej 3 gjyqtarësh.
Gjithashtu në të njëjtën linjë janë paraqitur edhe ndryshime në Kodin e Procedurës Penale për shqyrtimin me një gjyqtar të vetëm të kategorive të caktuara të çështjeve.
Strategjia ndërkaq ka hartuar edhe një plan veprimi, planin strategjik të zbatimit dhe indikatorët që monitorojnë dhe matin zbatimin e strategjisë nga gjykatat.
“Ky publikim, është mundësuar me mbështetjen financiare të AMSHC-së. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e autorit, opinioni i shprehur në të nuk është domosdoshmërisht opinion i AMSHC-së”
[1] Raporti vjetor 2023, Gjykata e Larte [2] Urdher nr.42, 20.07.2023 “Për hartimin e strategjisë për uljen e numrit të çështjeve të prapambetura në gjykata” [3] Strategjia Kombetare e uljes se numeti te ceshtjeve te prapambetura ne gjykata, 2024-2027në gjykata (2024-2027
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/