RAI3, intervistë me Berishën: Në arrest shtëpiak por çdo natë tërheq vëmendjen...

RAI3, intervistë me Berishën: Në arrest shtëpiak por çdo natë tërheq vëmendjen e publikut

81
0
Shares

Rai 3, një nga mediat kryesore italiane, transmetoi mbrëmë një intervistë ekskluzive me liderin e opozitës shqiptare, Sali Berisha, në emisionin “Il Cavallo e la Torre” në orën 20:40.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë foli mbi situatën politike në vend, akuzat e tij kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama mbi marrëveshjen Rama- Meloni, po ashtu transmetuan pamje nga “Bllokada qytetare” e datës 29 tetor. Rai Tre shprehet se Berisha, aktualisht në arrest shtëpiak, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjet e tij të përditshme publike përballë mbështetësve të tij. r.p

Gazetari: Ju çdo ditë dilni në ballkon dhe flisni me përkrahësit tuaj. Aktualisht ndodheni në arrest shtëpiak.

Berisha: Unë vazhdoj betejën time për vlerat në të cilat besoj, për parimet që mbroj. Kauza është e drejtë.

Gazetari: Sipas ligjit shqiptar, a mund ta jepni këtë intervistë?

Berisha: Sipas ligjit shqiptar, po; sipas vendimeve të skllevërve të Edi Ramës, jo.

Berisha: Marrëveshja ‘Meloni-Rama’ nuk ishte e pranueshme për ne.

Gazetari: Po flisni për marrëveshjen për të huajt në veri të Shqipërisë?

Berisha: Po, për këtë.

Gazetari: Jeni kundër kësaj marrëveshjeje?

Berisha: Ne kemi qenë gjithmonë kundër për një arsye të vetme: të drejtat e njeriut! Kjo ka qenë marrëveshja më e fshehtë pas Luftës së Dytë Botërore që kam parë ndonjëherë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë e mësoi nga TV. Ai ishte në një konferencë kur gazetarët e pyetën dhe ai nuk dinte asgjë.

Gazetari: Giorgia Meloni po ndjek një politikë të eksternalizimit të kufijve.

Berisha: Absolutisht nuk mendoj se kjo është zgjidhja: të jemi një rezervuar për emigrantët që shkojnë në vendet europiane nuk mund të pranohet.

Gazetari: A mund t’ju pyes, ju personalisht çfarë marrëdhënie keni me Giorgia Melonin?

Berisha: E kam admiruar Melonin si një “makinë” të jashtëzakonshme elektorale. Ajo ka qenë një fenomen elektoral. U bë violina e parë e politikës italiane.

Gazetari: Por ka lindur një miqësi e madhe mes Melonit dhe Edi Ramës?

Berisha: Edi Rama është një bluffist, ai tha se nuk humb asgjë. Tha se gjithçka është italiane, sepse ai e dinte se do të kishte një problem të gjatë nga këndvështrimi i marrëdhënieve publike, mediave dhe organizatave për të drejtat e njeriut. Ai e dinte këtë dhe donte të bënte sikur nuk kishte asnjë lidhje me këto probleme.

Gazetari: Pra, ai po ia heq përgjegjësinë vetes dhe ia kalon Giorgia Melonit?

Berisha: Po!

Gazetari: Por atëherë pse Giorgia Meloni u hodh në këtë ide të dy qendrave në Shqipëri?

Berisha: Nuk e di dhe nuk e kam kuptuar këtë gjë, sepse Meloni bëri këtë marrëveshje shumë të rëndësishme në Europë.

Gazetari: Dhe Edi Rama pse e bëri?

Berisha: Rama bën gjithçka për të forcuar pushtetin e tij.

Gazetari: Për arsye të zgjedhjeve?

Berisha: Për arsye të zgjedhjeve, Rama ka kryer dhe krime të rënda.

Gazetari në protestë: Përkrahësit e Sali Berishës kanë bllokuar rrugën që të çon nga Tirana në Durrës. Ata protestojnë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Berisha: Ne jemi në një regjim diktatorial. Qeveria kontrollon vullnetin e qytetarëve me mjete të ndryshme. Ne do të luftojmë me të gjitha forcat tona që shqiptarët të kenë të drejtën të votojnë si qytetarë të lirë. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY