Agron Shehaj: Rama manipuloi shifrat me mbivlerësimin e lekut

Agron Shehaj: Rama manipuloi shifrat me mbivlerësimin e lekut

56
0
Shares

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik lidhur me rritjen e pensioneve në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, Shehaj theksoi se Rama ka përdorur një taktikë mashtruese duke mbivlerësuar rritjen e pensioneve përmes konvertimit të tyre në euro, çka, sipas tij, deformon realitetin ekonomik të qytetarëve.

Shehaj shpjegoi se qeveria ka pretenduar se pensionet janë rritur me rreth 80% gjatë dekadës së fundit, por sipas tij, rritja reale është vetëm 26%. “Pensioni mesatar në vitin 2013 ishte 14,500 lekë, ndërsa sot është rreth 18,300 lekë, duke sjellë një rritje faktike prej vetëm 3,800 lekësh për të gjithë periudhën apo rreth 382 lekë në vit,” deklaroi ai.

Sipas Shehajt, Rama e ka arritur manipulimin duke përdorur forcimin e lekut ndaj euros, duke u përpjekur kështu të bindë publikun që rritja e pensioneve është më e lartë sesa realiteti. “Me një lëvizje të thjeshtë, i ktheu pensionet në euro për të justifikuar një rritje të pabazë prej 83%. Kjo është tallje me pensionistët, të cilët ndihen të mashtruar kur realiteti ekonomik i tyre nuk reflekton atë që dëgjojnë në deklaratat qeveritare,” theksoi Shehaj.

Ai shtoi se, duke marrë parasysh edhe inflacionin, që sipas tij ka qenë rreth 30% në këtë periudhë, pensionet në terma reale jo vetëm që nuk janë rritur, por kanë pësuar një rënie të ndjeshme. “Kryeministri duhet të përmirësojë realisht gjendjen e qytetarëve dhe jo të mashtrojë me statistika që nuk përputhen me realitetin që përjetojnë pensionistët çdo ditë,” përfundoi Shehaj.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY