“Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se...

“Çdo i moshuar merr sot të paktën 30% më pak pension se në vitin 2013”

42
0
Shares

PJESË NGA FBALA E BERISHËS/ Çfarë ka ndodhur me 57 miliardë euro të buxheteve nga viti 2014 e gjer sot.

Qytetarëve shqiptarë u them se, nga këto 57 miliardë euro, vetëm 7.5 miliardë euro janë pagesat 10-vjeçare të rrogave të shqiptarëve.
Çfarë ka ndodhur me 50 miliardë euro?
Të dashur miq!
Me 50 miliardë euro, me majë të lapsit, me vërtetësi absolute, garantoj çdo shqiptar se nëqoftëse do të ishte përcaktuar si parim, se buxheti është i qytetarëve dhe jo i qeveritarëve, sot në Republikën e Shqipërisë nuk mund të kishte kurrë pension ndën 300 euro.
Sot në Republikën e Shqipërisë nuk do të mund të kishte kurrë, rrogë minimale ndën 500 euro.
Sot në Shqipëri nuk do të kishte kurrë rrogë mesatare ndën 1200 euro.
Por çfarë ndodhi, çfarë ndodhi o miq?
Me gjithë 57 miliardë euro, taksa të qytetarëve shqiptarë, biznesmenëve shqiptarë, taksa të tyre, pensionet nuk u rritën asnjë qindarkë.
Ato u indeksuan në masën 27%, ndërkohë që vetëm për tu indeksuar sipas rritjes së çmimeve duhet të rriteshin 52%. Pra miq çdo pensionist merr sot të paktën 30% më pak se në vitin 2013. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY