Bardhi nga Lushnja: Sjellja e Edi Ramës me fermerët është kriminale dhe...

Bardhi nga Lushnja: Sjellja e Edi Ramës me fermerët është kriminale dhe çnjerëzore

4
0
Shares

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe Drejtuesi Politik i Qarkut Lushnje Gazment Bardhi, ka vijuar edhe sot takimet me strukturat e partisë, ku ndalesa e rradhës ishte Lushnja. Bardhi ka hedhur akuza nga qeverisë së Edi Ramës, duke u shprehur se sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Do jemi në çdo derë, në çdo lagje, në çdo fshat, në çdo qytet, për të ndërtuar të gjithë bashkë projektin e transformimit për mirë të qarkut të Fierit dhe gjithë Shqipërisë.

Sot në Lushnje, me strukturat e partisë në Bubullimë dhe Kolonjë. Në fokus organizimi elektoral i partisë. Sjellja e Edi Ramës me fermerët, mungesa e mbështetjes dhe abuzimi me fondet e tyre, është më shumë se kriminale, është çnjerëzore! Fermerët janë lënë në harresë ndërsa Shqipëria ka humbur 12 vjet me qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës. Të gjithë sëbashku të bëjmë realitet ndryshimin për mirë të Lushnjes, qarkut Fier dhe Shqipërisë. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY