Berisha bën analizën e buxhetit të 2025, PD do të paraqesë dy...

Berisha bën analizën e buxhetit të 2025, PD do të paraqesë dy amandamente, njëri është kryeamandament

84
0
Shares

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se PD do të dorëzojë dy amandamente për buxhetin e vitit të ardhshëm i cili nisi të diksutohet në Kuvend.

“Ne do të dërgojmë dy ligje. Minimumin jetik 200 euro, të llogaritur nga Avokati i Popullit dhe ILO. Jorida Tabaku ka bërë një amendament për minatoret. Këto janë dy amendamentet, por kryeamendamenti është ai i minimumit jetik”, tha Berisha.

Në vijim Berisha komentoi takimet e kryeministrit Rama me pensionustët. “Të fajësosh biznesmenët në një kohë  kur kontributet dhe sigurimet shoqërore janë rritur. Fondi nga buxheti për këto është zvogëluar. Së dyti, të fajësosh bizneset në një kohë kur buxhetit 8.2 miliardë euro është i tëri produkt i tyre, ka përdorur dikur një shprehje një politikan, që nuk më shkon, por po e rikujtoj se kësaj i thotë, të lehësh si një qen në han.

Pensionisti dhe pensionistja që merr sot bukën më shtrenjtë se pardje, që merr sot një pension që blen të paktën 20% më pak seç blinte në vitin 2013, kanë të drejtë ti thonë, në këto 8 miliardë cila është pjesa jonë. Pse në Maqedoni marrin 250 % më shumë, pse në Mal të Zi, marri 280% më shumë, pse Kosova i rriti me 20%, dhe dorëzoi nga buxheti në fondin e pensioneve 100 mln euro. Ishte 500, e bëri 600.

Çfarë të pengon ty të kalosh në fondin e pensioneve 700 mln euro suficit. Nuk ka një qëndrim më të pandërgjegjshëm. Biznesit i janë marrë 8.2 miliardë euro. Pensionistëve i janë lënë 16 mln euro. A e dini se çfarë bëri me ta këtë vit. Këtë vit ua mori pensionistëve 4% që u takonin ta merrnin nga muaji mars në tetor dhe tani do të ua japë dhuratë për vitin e ri.

Ky është një akt i shplarë, më se paku të themi, do të ju japë atë që ligji, se buxheti është ligj i votuar në parlament, nuk i ka paratë e Kristaq Ramës ai këtu. Dhe ligji i parlamentit u jepte atyre, indeksimin me 4%, kurse ky nga marsi në tetor ua mori dhe tani do të ua japë dhuratë për vit të ri.

Sjellja e tij ndaj pensionistëve është më ç’njerëzorja që mund të bëjë kush.

Për shërbimin shëndetësor, investohet gjithsej 2.5 përqind e Prodhimit të Brendshëm.

Për arsimin, 2.9, por mos harroni se shpenzimet totale janë rritur me 6.7 përqind.

Pra, shpenzimet në këto dy fusha rriten pothuajse 3 herë më pak se në fushat e tjera. Fusha që kanë lidhje direkt me qytetarin, me shëndetin, me fëmijët e tyre.

Çfarë ndodh me rrogat? Zero rritje rrogave në vitin 2025. Çfarë ndodh me fermerët? Trajtim qesharak i paimagjinueshëm.

Taksa ndëshkuese TVSH nuk ndryshon dhe lihen gjithsej 40 milionë për ata të cilët japin mbi 20 përqind të prodhimit bruto të vendit.

A mund të imagjinoni ju 40 milionë euro për ata që përbëjnë 40 përqind të popullatës së vendit dhe japini 20 përqind? Atyre u thuhet falimentoni, falimentoni, falimentoni.

Çfarë ndodh me bizneset? Sa u kalon nga ky buxhet bizneseve që janë gjeneratorët e tij? Jo vetëm që nuk ulen taksat, por rriten përsëri taksat dhe përveç tyre, parashikohen që nëpërmjet metodave arbitrare, të paguajnë edhe 500 milionë euro më tepër.

Pra, a nuk është ky një injorim total për bizneset në Shqipëri?

Ky buxhet në total prej 8.2 miliardë euro është buxheti më i madh dhe që në pamje të parë duhet të ofronte mirësinë më të madhe për qytetarët shqiptarë.

Por, në Shqipëri ka ndodhur një fenomen paradoksal.

Rritja e përvitshme e buxhetit gjer pothuajse në dyfishimin e tij është shoëqruar në mënyrë të habitshme me rritjen e përvitshme të varfërisë.

Varfërisë relative, varfërisë të skajshme apo mjerimit.

Kjo dukuri unike është tipar kardinal i buxheteve të diktaturave ideologjike dhe mobokracive kleptokratike.

Nuk mund të ndodhë kurrë kjo përveçse në regjime ku paratë përdoren siç i përdorte diktatori Hoxha për bunkerë dhe tunele, ose siç i përdor Edi Rama për punëra publike me çmime 10 herë më të lartë se në Kroaci.

Kështu që ky buxhet, para se gjithash mund të cilësohet si buxheti i triumfit të kleptokracisë, të vjedhjes, parajsës qeveritare dhe si buxhet pa mëdyshje i ndëshkimit të qytetarëve shqiptarë.r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY