Kryeministri Edi Rama mbajti sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik ndërsa komentoi vonesën e disa gazetarëve ditën e djeshme në Kapshticë nga autoritetet greke.
Rama tha se vonesa e tyre ishte një veprim absurd dhe se ende nuk i dinë arsyet. Ai shtoi se do të kërkojnë tek autoritetet greke heqjen e vendimit non-grata për gazetarin e Top Channel, Marin Mema.
Pala greke i ka lënë të shtunën në pritje ekipin e gazetarëve dhe operatorëve, duke i thënë se presin një autorizim nga Ministria e Drejtësisë.
Kete skandal nga ana e palës greke e kane transmetuar edhe medfiat e huaja. Media zyrtare e Brukselit, Euractiv.
“Gazetarët në vendngjarje i thanë Euractiv se gjatë udhëtimeve të mëparshme në Greqi në muajt e fundit, të njëjtëve gazetarë me të njëjtat pajisje nuk u është kërkuar leje shtesë.”, shkruan mediane Brukselit teksa raporton skandalin.
Në lidhje me këtë rast ka reaguar edhe “Safe Journalists” duke iu bërë thirrje autoriteteve greke që të lejojnë gazetarët të kalojnë dhe të kryejnë punën.
“Autoritetet greke u kanë ndaluar sot hyrjen gazetarëve dhe ekipeve televizive shqiptare në pikën kufitare të Kapshticës. #SJN po monitoron nga afër këtë situatë dhe u kërkon zyrtarëve që të lejojnë gazetarët të kryejnë punën e tyre”, thuhet në reagim.
Gjithë ky reagim për një veprim të panevojshëm dhe qartësisht të qëllimshëm të autoriteteve greke, ndërkohë që qeveria e Edi Ramës ka disa struktura censurimi në Shqipëri me afro 500 punonjës që kanë dënuar me vdekje media online e televizive në Tiranë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/