Ervin Salianji letër nga burgu: Një përgjigje e detyruar për gojëpërdalin e...

Ervin Salianji letër nga burgu: Një përgjigje e detyruar për gojëpërdalin e Surrelit!

90
0
Shares

Ervin Salianji ka bërë një shpjegim në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste për burgosjen e Salianjit.

LETRA/ Ndërkohë që jeta e qytetarëve është gjymtuar trishtueshëm nga varfëria e pamundësia, nga shtypja e diskriminimi i lloj-llojshëm, ndërkohë që etja për drejtësi në dyert e institucioneve nuk po shuhet dot nga propoganda, gojëpërdali i Surrelit gjen kohë të merret me një çeshtje që gjyqtarët e urdhëruar prej tij ende nuk e kanë zbardhur dhe arsyetuar!

Reagimi i tij ndaj meje në një dalje televizive me mllef e urrejtje, vazhdon të jetë urdhri ndaj mjeranëve vartës në gjykatë, se çfarë dhe si të shkruajnë në vendimin e burgosjes politike. Pra dhe masën e debimit dhe arsyetimin e dikton ai. E kuptoj që i dhemb shumë kur i prek krimin dhe grupet kriminale të lidhura me të, e kuptueshme është që një politikan që urrehet në masë do kërkojë që me mesazhe mafioze të përhapë panik e frikë, por puna e do që të jesh dhe pak bindës e i besueshëm. Dhe keshtu nuk behesh kur thua se denoncimi qenka krim dhe jo trafiku i drogës, korrupsioni apo vrasjet!

Në politikë unë jam i ri, drejtuesi politik më i ri, deputeti i vetëm ndër të rinjtë që rimora mandat pas 2017. Pushtet të asnjë lloji nuk kam pasur, as kam administruar fonde publike dhe as kam bërë kompromise, apo pazar për të heshtur, mbuluar të vërtetën, pavaresisht kostove!

Edhe pse e meriton përgjigjen me të njejtën gjuhë halabaku që ai perdori, do të doja si përherë të bëj luftë politike në lartësinë e dinjitetit dhe argumentit, siç gjithnjë jam përpjekur.
Dua ta theksoj që në një vend si yni që digjet nga padrejtësia të proklamosh se denoncimi qenka problemi më i madh dhe ndëshkimi i atij që denoncon lajmi më i mirë, përveç defiçitit human, tregon dhe semundje patologjike tiranucësh!

Me një ligësi diabolike Edi Rama u shpreh se mezi pret të arrestohen bashkepunëtore të tij, drejtues administrate e deputete. Spektakli i tij i preferuar, arena ku shijon ai nga lart.

Në politikë jemi për të parandaluar këto fenomene, aq më tepër kur ke vendimarrje, e jo të gezosh për të futur ne burg njerez. Kushdo duhet të mbaje pergjegjesi per veprimet e tij, por problemin e ka sistemi dhe modeli i ideuar, i ngjizur nga Edi Rama. Ai është arkitekti i bashkerendimit të punëve me kriminelët për voten dhe perfshirjes së tyre deri në nivelet me të larta të pushtetit.

A janë veprat penale të të akuzuarve, të lidhura me projektet qeveritare me te rendesishme te Edi Rames? Si qenkan bashkepunetoret e tij pis dhe ai i larë.
Apo me i palari dhe pisti është në tē vertetë Edi Rama?

Në çdo vend demokratik për secilen prej ngjarjeve, KM duhej te dorehiqej! Në Shqipëri, KM del e krekoset!

Kthehemi tek denimi im që ma ka paracaktuar Rama! Ky dënim i manipuluar me taktika të korruptuara policore dhe gjyqësore, me praktike inkuizitore tiranike, është po aq një trill medioker!

Kam bërë denoncim publik dhe jo kallezim, njesoj siç ti shprehesh! Denoncimi im u faktua brenda 12 oresh. Trafikanti nderkombetar i droges i denuar me 7.4 vite burg, i kapur ne nje operacion te DEA Amerikane në Itali, u dorezua te kryente denimin të cilit i shmangej prej me shume se 16 vitesh, duke jetuar i lire ne Shqiperi. Jo vetëm i lirē, por në kulmin e aktivitetit në kohen kur Shqipëria nen bekimin tend u mbulua me hashash.
Policia dhe prokuroria jote, zoti gojeperdale, e la të lirë të ikte ne Itali te bente burgun e vjeter qe ti shmangej denimit te ri për trafik në Shqipëri, gjë që do nxirrte tabulatet dhe komunikimet me ministrin tend të brendshem dhe lehtesite që i ofronte ai!

Denimi im me burg per kallezim, pa bërë kallezim, është i pari i llojit të tij në botë.

Burgosja e parë për një shtetas shqiptar, për këtë veper.

Denoncimi publik për barazinë para ligjit, është interes publik jetik dhe themelor në Shqiperi.

Denoncimi im në emer të PD, është i faktuar si i vërtetë dhe nga kompania britanike JP French, bashkengjitur faksimile ku qartesisht shprehet se zeri i denoncuar prej meje është i ngjashem me zerin e Agron Xhafajt. Nëse do te ishte i ndryshem, do ta perjashtonte siç ka perjashtuar zerin e nje Agroni tjeter që ti ke sajuar për të mbrojtur vellain e Ministrit.

E gjitha kjo, është në të vertete një lajm shumë i keq për vendin, sado i mirë për ty personalisht. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY