Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi tha sot në një konferencë për shtyp se masa ndaj saj dhe arresti i Ilir Metës erdhi si pasojë e denoncimeve që ajo ka bërë për inceneratorët.
Kryemadhi akuzoi Prokurorinë e Posaçme se ka nxjerrë ‘sekrete hetimore’ në njoftimin zyrtar për mediat të publikuar një ditë më parë, ku detajoheshin hetimet kundër saj dhe Ilir Metës.
‘Jam e bindur që është shkruar në zyrën e Endri Fugës’, tha Kryemadhi në një konferecë për mediat. ‘Jam shumë kurioze dhe ta dijë a do t’i nxjerrin ato mesazhe që kam unë me Endri Fugën, me Edi Ramën, me Saimir Tahirin, me Taulant Ballën, me Mimi Kodhelin, me Milena Hariton. Megjithëse unë atë kohë, me thënë të drejtën, dashuri me ministrat e PS-së kam pasur, se me ministrat e LSI-së kam qenë në konflikt të hapur’.
Ndërsa po shpjegonte shpenzimet familjare për shënderin ajo tha se fëmija i saj ka kryer tre operacione brenda pak vitesh.
“Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK. Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.
Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklaratën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir Meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë.
Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë. I kërkoj falje Matildës, po Rama a i ka deklaruar shpenzimet për operacionin e fëmijës. A i ka deklaruar operacionet e fëmijës së vet kur e ka operuar me kancer. A I ka deklaruar shpenzimet? A do bëjë hetim, Altin Dumani, Sotir Kllapi dhe Arben Kraja?”- tha ndër të tjera Kryemadhi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/