SHKODËR/ 15 vjeçari mbetet pa jetë pasi qëllohet me thikë

SHKODËR/ 15 vjeçari mbetet pa jetë pasi qëllohet me thikë

124
0
Shares

Një adoleshent 15 vjeç humbi jetën këtë mbrëmje pasi u godit me thikë nga një person ende i paidentifikuar zyrtarisht. Dyshohet që autor është një moshatar i tij i cili është shpallur në kërkim.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shkodër në zonën e Fermentimit.

“Rreth orës 19:30, në zonën e Fermentimit, në lagjen “Skenderbeg”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, një shtetas ende i paidentifikuar ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), një të mitur 15-vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia e Shkodrës.

Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY