E rëndë në Itali. Emigranti shqiptar i merr jetën gruas 24 vjeçe

E rëndë në Itali. Emigranti shqiptar i merr jetën gruas 24 vjeçe

76
0
Shares

Një emigrant shqiptar 30-vjeç ka vrarë bashkëshorten e tij po shqiptare në Caserta, Itali, raportuan sot mediat e këtij vendi.

Vrasja ndodhi pas një sherri rreth orës 05:00 të mëngjesit, në shtëpinë e çiftit ndërsa burri i mori jetën të shoqes 24-vjeçe në sy të fëmijëve të vegjël, të moshës 4 dhe 6 vjeç.

I riu është arrestuar nga policia në derë të shtëpisë, i bllokuar nga ankthi.

Çifti jetonte prej kohësh në zonën ku ndodhi ngjarja, në periferi të San Felice në Cancello. Policia u lajmërua nga fqinjët që ishin alarmuar nga të bërtiturat që vinin nga banesa e shqiptarëve. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY