Zjarri përfshin shtëpinë në Nikoliq, 2 persona humbin jetën

Zjarri përfshin shtëpinë në Nikoliq, 2 persona humbin jetën

60
0
Shares

Dy persona humbën jetën në Has kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët. Ngjarja ndodhi në fshatin Nikoliq dhe nga 3 familjarët, vetëm një arriti të shpëtonte.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Rexh Lushi.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi Rexh Lushi dhe nëna e tij, shtetasja Fatime Lushi, ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa”, njoftoi policia e Hasit.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY