Realizohet operacion i vështirë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ky është ekipi i...

Realizohet operacion i vështirë në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’. Ky është ekipi i mjekëve

108
0
Shares

Një operacion i vështirë është aplikuar në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, duke shënuar një sukses për profesionistët e vendit.

“Një tjetër hap përpara për mjekësinë shqiptare!”, e ka konsideruar edhe ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Kirurgët e spitalit realizuan kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB, duke ndihmuar tre pacientë të rikthejnë shëndetin e tyre.

Kjo procedurë inovative kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën.

Ekipi i mjekëve dhe infermierëve që e bënë të mundur këtë sukses janë: Dr. Shk. Albi Fagu, Dr. Ketion Menkshi, Dr. Marjeta Bilaj, Dr. Anri Gongo, Dr. Eliana Shima, Ervisa Kurti, Mariola Ozuni, Inis Disha, Marinela Agolli, dhe Samet Mulaj.

“Me përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre, ata kanë ngritur standardet e kujdesit shëndetësor në vendin tonë, duke na bërë krenarë që Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale”, thotë ministrja Koçiu. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY