Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/ Kërcënimi ndaj Armand Dukes, arrestohet Presidenti i klubit dhe 4 të tjerë

31/08/2024
Presioni i Erion Veliajt ndaj Armando Dukës, hajduti thërret kapeni hajdutin
Share on FacebookShare on Whatsapp

5 persona nga Kruja janë vënë në pranga sot pasi kërcënuan kreun e FSHF, Armand Duka.

Redian Loci, Petrit Selmani, Brajan Selmani, Santiago Selmani dhe Nazmi Selmani janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kërcënuan për shkak të detyrës, Dukën.

Ata i dërguan një sms kreut të FSHF me përmbajtje kërcënuese.

“.pyte nonen e kalamajve tuj pyti fmijt e tuj a i kam bo un me qajt…”

Bëhet me dije se Nazmi Selmani është Presidenti i klubit të futbollit Iliria, e cila militon në Kategorinë e Dytë në Shqipëri. Ndërkohë që Adolfo Selmani, po procedohet në gjendje të lirë.

”Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën, duke lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në Komisariat personat e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i pesë shtetasve dhe procedimi në gjendje të lirë i dy të tjerëve”, njoftoi policia e Durrësit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjitheshëm Durrës për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës” e kryer në bashkëpunim. m.k

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

03/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.