Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“15-18 euro taksë për të hyrë e dalë nga Tirana për tropojanët, hasjanët dhe kuksjanët”

25/08/2024
“15-18 euro taksë për të hyrë e dalë nga Tirana për tropojanët, hasjanët dhe kuksjanët”
Share on FacebookShare on Whatsapp

5 euro në Kalimash kur vjen në Tiranë dhe 5 euro kur kthehesh, 2.5 euro në Thumanë kur vjen dhe 2.5 euro kur kthehesh. Janë 15 euro që paguajnë banorët e veriut për të ardhur në Tiranë si taksë, mbi shpenzimet e transportit si biletë, naftë, etj. (Në fakt paguajnë 18 euro se kalimi në Kalimash është 650 lekë të reja, ose 6.6 euro).

Ndërsa veriorët paguajnë këtë taksë asnjë banor tjetër në Shqipëri nuk paguan asnjë taksë për të hyrë e dalë nga Tirana edhe pse kalojnë në autostrada si ajo nga Vlora në Tiranë, nga Elbasani në Tiranë apo përmes tyneleve si ai i Llogarasë, Kardhiqit dhe Qafë Krrabës.

Këto ishin komentet që bëri këtë mbrëmje kreu i PD, Sali Berisha nga ballkoni i apartamentit ku vuan masn e sigurisë arrest shtëpie prej 8 muajsh.

PJESË NGA DEKLARATA E BERISHËS/ Një protestë e fuqishme ka shpërthyer në Thumanë për shkak se, në 20 kilometrat e para rrugë që ndërtohen në 11 vite nga Fushë Kruja e sipër, 80 mijë banorë të Krujës si në asnjë rast tjetër të territorit të Shqipërisë, ndëshkohet.

Ndalohet rruga që ndërtohet mbi tokat e tyre. Përjashtohen nga tregu, u shkatërrohen bizneset. Sikur rruga ti përkiste një pushtuesi me të cilën ai vendos të ndëshkojë të pushtuarit.
Janë ndërtuar në Shqipëri më parë mbi 11 mijë km rrugë, rrugët kanë qenë përfshirëse, nuk kanë përjashtuar kurrë, nuk kanë ndëshkuar kurrë.
Sepse ato ndërtohen edhe për komunitetin nëpër të cilin kalojnë dhe detyrimisht edhe për komunitetin. Pra shikoni miqtë e mi, 20 km e para rrugë që ndërtoi kjo qeveri nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë, i shndërron në ndëshkim për 80 mijë banorë.
Jo vetëm kaq, por ai në këto 20 km për 500 mijë banorë të 4 qarqeve të veriut, vendos taksë atyre për të hyrë dhe dalë nga Tirana.
Mos harroni një gjë.
Qarqet e veriut të ardhurat janë mbi 50 % më të pakta për frymë, se sa në qarqet e Shqipërisë së mesme dhe jugut.
Qarqet e veriut janë qarqet më të varfra të Europës dhe varfëria e tyre sikundër e gjithë shqiptarëve u thellua në mënyrë të frikshme këto 11 vite.
Por nëse në tërë Shqipërinë ajo u thellua 100%, në qarqet e veriut ajo u thellua 250-300 për qind.
Sot një banor nga këto qarqe, për të ardhur në Tiranë, për të zgjidhur një problem apo për të takuar një familjar, apo një problem shëndetësi dhe të tjera, vajtje ardhje duhet të paguajë 15 euro nga Tropoja, në një kohë kur ai mund të marrë gjithsej ndihmë ekonomike 40 euro, mund të marrë pension ndën 100 euro.
Në një kohë kur, asnjë shqiptar tjetër nga Kakavija gjer në Fushë Krujë nuk paguan asnjë qindarkë, pavarësisht se kalon në rrugë autostrada A, kalon në tunele. Pavarësisht se nga Kakavija gjer në Tiranë kalon në rrugë të rindërtuara tërësisht, këta nuk paguajnë asnjë.
Kurse ata që janë nga veriu, ai duhet të paguajë 15 euro për të ardhur nga Tropoja, Hasi, Kukësi në Tiranë dhe për tu kthyer.
A nuk është ky një diskrimimin antikushtetues të cilin nuk ka shtet në botë që do ta vendoste.
A nuk është kjo një taksë e urrejtjes kombëtare e Edi Ramës ndaj banorëve të veriut.m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

BORSH/ Me armë në dorë sulmon shtëpinë e ish mikeshës së tij

14/03/2026
Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

Digjen gomat, tymi i zi mbulon rrugën Milot-Lezhë, rrezik edhe për aksidente

14/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident i rëndë, goditet mësuesja me nxënësin

Thyhen dyert e vidhen pajisje në një shkollë 9-vjeçare në Lezhë

15/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Pra në zyrën e tij i tunden themelet nga Ambrozia

14/03/2026
Bordi i Paqes/ Berisha: Ftesa ka lidhje me Shqipërinë dhe nuk ka asnjë lidhje me personin Edi Rama

PD mbledh të hënën kryesinë e saj, priten vendime të rëndësishme

14/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.