Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Berisha: Thumanë-Kashar, rruga me të cilën Rama takson për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut

16/08/2024
Berisha: Thumanë-Kashar, rruga me të cilën Rama takson për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot se rruga Thumanë-Kashar është rruga me të cilën Edi Rama, bashkë me lubiBallukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut

PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ 20 kilometrat rrugë të Kashar-Thumanë janë segmenti i parë ndëshkues për qytetarët. Është rruga antitreg, rruga e falimentimit në vend që të ishte rruga e lulzimit, e falimentimit të qindra e qindra bizneseve. Është rruga e diskriminimit, poshtërimit të 80 mijë banorëve të rrethit të Krujës.
Është rruga e diskriminimit, është rruga e poshtërimit, për aq sa është dhe sa ç’ka qenë në çdo kohë, diskriminimi, poshtërim. Është rruga e poshtërimit të mbi 500 mijë banorëve që jetojnë nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.
Është rruga me të cilën Edi Rama, ky urrejtës i shpifur i banorëve të Veriut, me lubiBallukun taksojnë për të hyrë në Tiranë, 510 mijë banorë të veriut.
Taksojnë banorët më të varfër të Shqipërisë, taksojnë banorët më të diskriminuar të Shqipërisë. Bëjnë kështu një akt poshtërimi për çdo banor, sepse diskriminimi është poshtërim, poshtërim dhe vetëm poshtërim.

Nga mëngjesi gjer në darkë, tellallët e narkoqeverisë qeverisin si papagaj, që është A2. Tani të ju them unë ju, A2 është e gjithë Rruga e Kombit, A2 është rruga Thumanë-Milot, A2 është rruga Levan-Vlorë, A2 është rruga Tiranë-Elbasan.

Më thoni ju lutem, sa paguajnë qytetarët e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Pogradecit, Kolonjës, Bilishtit që kalojnë 27 kilometrat e autostradës Tiranë-Elbasan dhe tunelin rreth 5 kilometër.
Nuk paguajnë asnjë qindarkë dhe nuk do të paguajnë asnjë qindarkë.
Sa paguajnë qytetarët e qytetit më të pasur të Shqipërisë që është Tirana për të shkuar në Durrës, me një autostradë, sa paguajnë qytetarët e Tiranë-Durrësit për të shkuar në Fier, në autostradë.
Asnjë qindarkë.

Ndaj rikthe projektin dhe hiç barrierat. Asnjë qindarkë nuk duhet të paguhet.
Asnjë qindarkë, sepse asnjë qindarkë nuk paguan vlonjati për të ardhur në Tiranë.
Asnjë qindarkë nuk paguan gjirokastriti, beratasi për të ardhur në Tiranë.
Asnjë qindarkë nuk paguan, korçari, elbasanlliu për të ardhur në Tiranë.
E pse duhet të paguajnë pukjanët, e pse duhet të paguajnë malësorët e Malësisë së Madhe, Tropojës, Hasit, Kukësit, Shkodrës. Pse ata, çfarë janë ata, të kujt janë ata, të një vendi armik, të një shteti armik. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.