BASIR ÇOLLAKU/ Vrasja në Pogradec, shefi i “Palermos” mbyll hetimet

BASIR ÇOLLAKU/ Vrasja në Pogradec, shefi i “Palermos” mbyll hetimet

468
0
Shares

Nga Basir Çollaku (Marrë nga faqja e tij në Facebook)

Palermo e 35-40 viteve të shkuara, ishte Shqipëria sot. Por vetëm në një rën anë. Atë të krimit. Pjesa tjetër, përballja, ndër ne mungon ose është kompromentuar në nivel poshtërsie. Nëse shefi i një poste policie, komisariati, drejtorie, është njohje e një horri, pjesë bande, dhe shefi i shefit të rendit, është mik i shefit të bandës së horrave, atëherë, maskaralleku ka zaptuar rendin, sigurinë, zbatimin e ligjit, përditshmërinë tonë, duke shtruar binarët kriminalë në çdo rrugë qyteti, e qindarkë publike. E ca më tej prej disa kohësh edhe në atë private. Shqipëria ka zbritur në errësirën e pasigurisë për jetën në çdo orë, duke sjellë ngjashmëri të frikshme me sundimin e Mafias në Palermon e viteve 80-90. Çmenduria ka aksionerin kryesor në qeverisje. Atje u bë luftë. Falkone e Borselino u vranë në vitin 1992 nga Mafia, por tej hekurave shkuan një varg i pafundëm banditësh. Egli Proga, babai i dy fëmijëve, u vra në Pogradec. Pagoi me jetë një borxh të pamarrë nga askush, askujt. Qyteti i Pogradecit magjik për nga natyra e i paqtë nga tradita, është sot si rrallëherë gojëkyçur. Punën familjen dhe Zotin, besoi i ndjeri Proga, deri ditën e fundit të jetës.

Taksa e “Bordit të Krimit” është bërë taksa e vdekjes. Në mes të ditës, në mes të qytetit, në mes të pafajësisë, ekzekutohet nga ushtari i bandës së madhe shtetërore, familjari refuzues të japë djersën e punës së tij, mundin e familjes, për sarhoshët e sqetullave të partisë e të pushtetit. Patronazhistë analfabetë mbushur nëpër administratë japin llogari vetëm para të gjatit. Dhe janë ekipi i inkriminuar gjobvënës në të gjithë vendin. Policia, shëndetësia dhe prokuroria pasi kanë marrë orientimin nga “baba Astma”, kanë përpiluar shkresat e më pas dolën sot gjithë tërsëllemë për të bindur popullin për sakrificat e tyre. Zoti ju vraftë se për një fundshpinë në karrike, po turpëroni edhe ata sakrifikues të Organizatës së Policisë, më të shumtë e të ndershëm se ju, por ua kaloni në veremllëkun e babëzisë.
Konflikt i çastit, nuk ka gjobvënie thotë drejtuesi i policisë së shtetit, vjetërsia dhe përvoja e të cilit nuk i rrinë aspak mirë deklaratës së bërë. Kur u hetua.? Grupi i ngritur në vakt rekord sipas kryepolicit, përse nuk ishte aty Prokurori në vendngjarje dhe në deklarime, për të standardizuar procedurën e një vrasje me vendngjarje? Madje në kushte flagrance, siç ligjësitë e hetimit përcaktojnë qartësisht.
Drejtor Rrumbullaku tha se njoftimi ishte bërë në kohë rekord, polica paska shkuar në kohë rekord, ambulance në kohë rekord, duke gjetur një kryefamiljar të vdekur jo në kohë rekord. Përse thuhet në njoftimin policor dyshohet se ka pasur konflikt fizik, kur thekson se kamerat e sekuestruara e të adminsitruara nga Prokurroia, mbulojnë sheshin ku ndodhi ngjarja? Nuk kanë vënë re ushtrim dhune? Përleshje? Goditje ndaj viktimësh? Shumë mungesa për të hedhur të pavërteta publike. Vrasje me dashje themi ne por prokuroria paska ndryshuar kualifikimin e veprës! Dakort po besojmë dalldinë policore. Po mbase janë ca prova e fakte e dëshmi të djegura e thërmuara në polici, pa të cilat Prokuroria nuk ngre në fazën e tanishme akuzën siç e do shefi i “Palermos shqiptare” Edi Rama. Përvoja kanibale me vrasjen e Klodian Rashës, ngjarjes së Elbasanit 2021 me 21 prill, ku kryepolicë e prokurorë, lexojnë komunikatat e PS është bërë tmerrësisht një traditë asgjësuese për policinë. Ashtu si SPAK e GJKKO në zgrip për të ruajtur ngrehinën e krisur nga brenda dhe policia sulmon medien, se po na sëmurë “baba Astmën” me versionin e të vërtetës. Ai udhëzon prokurorinë dhe shtypin se çfarë teksti të lexojnë e shpërndajnë. Na qenka skandalizuar nga Prokuroria, e jo nga humbja e një jete. Mendërisht duhet lidhur. Kërkon të lexohet ajo përrallë suksesi e shkruar nga kaqolat kriminalë të tij. Gazetarë duhen përgëzuar. Policë drejtues të majmur nga ortakëria me Mafian, me medien përballë, do të krruseni mbase nga halli, të bëni edhe ndonjë punë për rendin e sigurinë. Ndoshta në kohën e lirë kur nuk shkoni pas kokainës e trafiqeve në dorëzimet e kontrolluara nga porositësit. Ata të cilët shefi i “Palermos shqiptare” i njeh dhe dorovit si strategjikë, kullaxhinj, e pushtues bregdeti…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY