Një grua u arrestua dhe 2 vajza po ndiqen penalisht e një tjetër nënpranga pasi u gjetën në një kafe duke ushtruar prostitucion.
Kafja ndodhet tek rruga Kastriotët ndërsa një ambient ishte përshtatur për takimet.
“Mbante disa shtetase për prostitucion, në lokalin e saj, arrestohet 52-vjeçarja.
Arrestohet gjithashtu një shtetase tjetër për ushtrim prostitucioni si dhe procedohen penalisht 2 të tjera.
Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni: u arrestua shtetasja Lindita Skura, 52 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit”, dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”; u arrestua shtetasja M. B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Prostitucioni”; u proceduan penalisht shtetaset O. B., 34 vjeçe, dhe M. Dh., 19 vjeçe”, njoftoi policia e Tiranës.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja L. S., ka në menaxhim një lokal në rrugën “Kastriotët”, në të cilin mbante shtetaset M. B., O. B., dhe M. Dh., dhe i shfrytëzonte për prostitucion, me klientë të ndryshëm të lokalit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, 2 aparate celulare dhe shuma parash, cfarë tregon frekuentim të mirë. Disa burra kanë mbetur me gisht në gojë, pas kësaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/