PD bën publike listën me përfituesit e fondeve të IPARD, nga servis...

PD bën publike listën me përfituesit e fondeve të IPARD, nga servis makinash tek subjektet e OFL

234
0
Shares

“Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, investitorët strategjikë dhe personazhe të krimit në Shqipëri. Shumica e përfituesve u regjistruan në periudhën e aplikimit”, deklaroi zëdhënësja e PD për antikorrupsionin, Genta Vangjeli ndërsa publikoi një pjesë të kontraktorëve të këtyre fondeve tashmë kërkohet të kthehen nga BE.

Në vijim është lista për disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD, tha Vangjeli.

FOTO 1
Sokol Tusha vëllai i Drejtorit të Veliajt Taulant Tushës i arrestuar për Inceneratorin e Tiranës përfitoi 196 mijë euro nga fondet e IPARD.

FOTO 2
Petrit Tare ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës me subjektin “Bloom Fruits” shpk, përfitoi 251 mijë euro. KLSH në 2014 kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Petrit Taren në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos.

FOTO 3
Basilika e Shën Mëhillit denoncuar nga znj.Monika Kryemadhi me 2 punëtorë e lidhur me ish deputetin e PS Alqi Bllako dhe inceneratorin e Fierit përfitoi 931 mijë euro, si dhe “Bioplant” shpk denoncuar po nga M. Kryemadhi përfitoi 234 mijë euro

Zyrtarë dhe ish zyrtarë publik

FOTO 4 (tabelat në vijim)
Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përitues 538 mijë euro

FOTO 5
KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euro

FOTO 6
I.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro

FOTO 7
Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro

FOTO 8
Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro

FOTO 9
Ndrec Llusku i PSD 116 mijë euro

FOTO 10
Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro

FOTO 11
Nari Lundër pronar Ardian Tufa, Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro

Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj

FOTO 12 (fotot në vijim)
Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.

FOTO 13
Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro

FOTO 14
DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj fituesi i fitues në ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Gjoricë të Bulqizës, më parë i shpallur në kërkim nga policia për ferma Bitcoin dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.

FOTO 15
ZDRAVO Shpk 981 mijë euro

FOTO 16
Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë

FOTO 17
Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro

FOTO 19
Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro

Në fund janë disa prej tyre, por ka edhe të tjerë, madje me precedentë penalë të denoncuar nga mediat.

FOTO 20
Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, për ruajtjen e frutave, ambjentet e ndërtuara me fondet e BE i përdorte për kokainën që trafikonte.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)

FOTO 21
Gjergj Luca i Rozafës me aplikues Andon Nako një tjetër person i arrestuar për vjedhje, kanë përfituar në total 1.3 miliard lekë. (burimi https://pamfleti.net/anti-mafia/dokument-gjergj-luci-400-milione-leke-te-tjera-vjedhje-me-fondet-olaf-i198732)

FOTO 22
Agron Metvelaj, subjekt i ligjit anti-mafia i arrestuar në maj të vitit 2012, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, me 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.
(burimi https://prapaskena.com/2024/07/17/emrat-figurat-e-krimit-e-korrupsionit-qe-moren-fondet-e-be-per-bujqesine-frida-krifca-ne-krah-te-trafikanteve-qe-kerkohen-nga-drejtesia-spak-vijon-hetimet)

 

Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues, shpjegoi Vangjeli.

Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.
Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.

“Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxoi ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?”, përfundon Vangjeli. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY