Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hapet tuneli i Llogarasë, pritje rritje e shitjeve tek fshatrat turistikë të Samirit

05/07/2024
Hapet tuneli i Llogarasë, pritje rritje e shitjeve tek fshatrat turistikë të Samirit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është hapur sot tyneli i Llogarasë, e vetmja vepër e plotë e qeverisë socialiste e lobuar dhe ndërruar nën presionin e biznesmneëve që kanë investuar në fshatra turistikë në Palasë, veçmas Samir Manes, pronar i Green Cost.

Kosto e kalimit do të jetë 5 euro.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash, kjo vepër infrastrukturore do të shkurtojë 23 minuta kohën e udhëtimit përgjatë rivierës shqiptare.

Tuneli i Llogarasë përbëhet nga dy tunele, ai kryesori dhe ai i emergjencës, të cilët lidhe me 11 dalje me njëri tjetrin. Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku shpjegoi disa nga detajet teknike të veprës. “Tuneli që kemi në krahun tonë të djathtë është tuneli i emergjencës, por për të qenë emergjence duhet të ishte shumë më i vogël, pra në kushte teknike. Ne duke patur parasysh që këtu në dekadën e ardhshme do të ketë zhvillime shumë të mëdha turistike, kemi vendosur të gërmohet njësoj në të njëjtën madhësi me këtë tunel, ama do të fortifikohet kur të duhet për tu përdorur. Ka 11 dalje. Në çdo rast, në ditët kur këtu do të ketë ngarkesë trafiku ne do të jemi të gatshëm për të hapur tubin e dytë, pra është punuar dhe kur është dizajnuar nga kompania austriake dhe kur e kemi ndërtuar, e kemi ndërtuar me vizionin që të kthehet në një tub të dytë kur të jetë e nevojshme”, – tha Balluku.  

Kryeministri Rama nga ana e tij vlerësoi punën e bërë për këtë vepër, teksa shtoi se, “këtë tunel e kanë premtuar të tërë; Aeroportin e Vlorës e kanë premtuar të tërë. Në fund të vitit e mbarojmë dhe atë. Pastaj nisin testimet. Korridorin Blu do ta bëjmë. Ajo që patë nga Thumana në Kashar do jetë nga kufiri me Malin e Zi deri tek lidhja me autostradën në Fier. Kështu qëdo vijnë nga andej, në tunelin e Llogarasë”, – u shpreh Kryeministri. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.