Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ç’po ndodh me bujqësinë shqiptare, Gjok Vuksani shpjegon dramën e fermave

05/07/2024
Ç’po ndodh me bujqësinë shqiptare, Gjok Vuksani shpjegon dramën e fermave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bujqësia ka pësuar dështime të jashtëzakonshme në qeverisjen e Edi Ramës, tha sot drejtuesi i departamentit të bujqësisë në PD, Gjok Vuksani.

Disa prej dëmeve:

1- Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT rezulton se bujqësia shënoi rënie me 0.68% në vitin 2023, më e forta që nga viti 1997.

Për bujqësinë jepet buxhet i pamjaftueshëm: 2 % e buxhetit vjetor, pavarësisht se bujqësia kontribuon me rreth 20% në buxhet.  Edhe pse alokohet një buxhet vjetor shumë i ulët, 76 % e tij përdoret për paga dhe shpenzime operative, dhe vetëm 24% shkon për fermerët. Ndryshe nga vendet e rajonit dhe BE ku 70% e buxhetit për bujqësinë shkon për të subvencionuar fermerët.

2- Çmimet shumë të larta të inputeve bujqësore si, farat, fidanët, plehrat kimike, pesticidet, nafta dhe krahu i punës, kanë rritur koston e prodhimit të frutave, perimeve, mishit, qumështit me 30-40% më lart se vendet e rajonit. Si rezultat i rritjes së kostove është reduktuar në mënyrë drastike prodhimi vendas dhe janë rritur ndjeshëm çmimet e produkteve blegtorale nga 40-100 %.

3-Përgjysmimi i numrit të krerëve të lopëve të qumështit dhe bagëtive të imëta në 10 vitet e fundit, si rezultat i politikave të gabuara të qeverisë, ka sjellë falimentimin e qindra fermave dhe komplekseve blegtorale.

4-Një tjetër dështim i qeverisë është  aplikimi i  shkallëve  të ndryshme të TVSH, 0% në blerje dhe 20% në shitje, gjë që i ka vendosur operatorët e sektorit në një regjim taksimi të padrejtë, dhe për pasojë i ka detyruar të furnizohen me produktet bujqësore nga importi duke braktisur produktin vendas.

5- Ministria e Bujqësisë ka zbatuar politika të gabuara dhe selektive në dhënien e mbështetjes për bujqësinë, pa u fokusuar te fermerët dhe blegtorët, por financimi është përqendruar te bizneset klienteliste të turizmit, industrisë dhe, në shumë raste edhe ato të ndërtimit, që nuk kanë lidhje me bujqësinë.

Pas një hetimi të thelluar OLAF rekomandoi që Komisioni Evropian ti konsiderojë të paligjshme një pjesë të financimit të Thirrjes së Parë dhe të Dytë të IPARD II  në vlerën e 33 milionë eurove. Prandaj shteti shqiptar detyrohet të kthejë mbrapsht këtë shumë të shpenzuar në mënyrë të paligjshme.

Lajm edhe më i keq është së OLAF rekomandon që BE të ndalojë alokimin e 112 milionë eurove të financimit për IPARD III, derisa shteti shqiptar të ndërmarrë masa korrigjuese për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga çdo aktivitet i paligjshëm. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.