Gjykata Kushtetuese rrëzon parapagimin e taksës dhe sugjeron normë tjetër taksimi për...

Gjykata Kushtetuese rrëzon parapagimin e taksës dhe sugjeron normë tjetër taksimi për profesionet e lira

310
0
Shares

Gjykata Kushtetuese mori vendim në lidhke me ankimin për taksën e profesioneve të lira.

VENDIMI/ Gjykata Kushtetuese mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit nr. 29/2023, për Tatimin mbi të Ardhurat dhe të nenit 4 te VKM-së nr. 753/2023, i ashtuquajturi tatimi mbi të ardhurat e tëvetëpunesuarëve që ofrojnë shërbime profesionale.  

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 27.06.2024 njëzëri vlerësoi se ajo ka juridiksion për shqyrtimin e çështjes dhe se tëgjithë kërkuesit ( 1/5 e deputetëve, Dhoma e Avokatisë, Shoqatat e kontabilistëve të miratuar dhe ekspertëve kontabël tëautorizuar IEKA dhe IKM) legjitimohen për të vënë në lëvizje kontrollin kushtetues, sipas objektit të kërkesës së tyre.

Lidhur me themelin e pretendimeve të kërkuesve, Gjykata pa vënë në dyshim hapësirën e gjerë të vlerësimit të ligjvënësit dhe diskrecionin e tij në fushën fiskale, vlerësoi se neni 69, pika 1, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dheneni 4 i VKM-së nr. 753/2023, cenojnë lirinë e veprimtarisë ekonomike për shkak të mosrespektimit të parimit të sigurisëjuridike (në kuptim të pritshmërive të ligjshme dhe qartësisë sënormës) dhe parimit të proporcionalitetit. Gjykata arriti ne kete perfundim duke mbajtur ne konsiderate skemën tatimore dhe ne vecanti faktin se detyrimi tatimor prej 15 % ndaj kesaj kategorie tatimpaguesish filloi të zbatohej menjëherë pa u lënë kohë tëmjaftueshme atyre të përshtateshin me skemën e re tatimore.

Sa me sipër, Gjykata mbajti në vëmendje se ndonëse ligji ka hyrë në datën 18 Maj 2023 dhe i shtrinte efektet e tij nga data 1 Janar 2024, lista analitike e shërbimeve hyri në fuqi në datën 23 Dhjetor 2023 sipas nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023 pra vetëmdisa ditë para fillimit të efekteve të ligjit.

Gjithashtu, Gjykata vlerësoi se  norma e tatimit prej 15 % e parë së bashku me kohën e zbatimit të saj nuk e kalon testin e proporcionalitetit, pasi nuk rezulton të jetë masa më e përshtatshme, në kushtet kur ka masa të tjera alternative, të cilat vetë ligjvënësi i ka evidentuar të zbatohen për kategoritë e tjera të tatimpaguesve mbi të ardhurat.

Në përfundim të shqyrtimit të çështjes, për arsyet e mësipërme, Gjykata vendosi me shumicë votash:

Pranimin e pjesshëm të kërkesës dhe shfuqizimin e nenit 69, pika, shkronja “dh”, fjalia e dytë dhe e tretë e ligjit nr. 29/2023 dhe të nenit 4 të VKM-së nr. 753/2023.

Rrëzimin e kërkimeve për shfuqizimin e dispozitave të tjera të ligjit.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY