Goditi me grushte, për shkak të detyrës, punonjësin e shërbimit pyjor, ndalohet 41-vjeçari ndërsa policia gjatë kontrollot të shtëpisë i gjeti një sasi të madhe vaji lubrifikant.
Policia vuri në pranga shtetasin V. Rr., 41 vjeç, banues në Prrenjas.
“Ndalimi i 41-vjeçarit u bë pas kallëzimit të një punonjësi të shërbimit pyjor, në bashkinë Prrenjas, se më datë 13.06.2024, ky shtetas e kishte goditur me grushte, për shkak të detyrës.
Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u kryen kontrolle në banesën e 41-vjeçarit, ku u gjetën 400 litra naftë dhe 140 litra vaj lubrifikant për mjete, të dyshuara të kontrabanduara”, njoftoi policia e Librazhdit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Kontrabanda e mallrave që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/