Ish kryetarja socialiste e bashkisë, 1 vit burg. Bëri projekt në tokën...

Ish kryetarja socialiste e bashkisë, 1 vit burg. Bëri projekt në tokën e privatëve

239
0
Shares

Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë Luiza Mandi u dënua nga Gjykata e Posaccme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se ishte cënuar prona e familjarëve të qytetarit në fjalë. 

Luiza Mandi rezutlon të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY