Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VKM e qeverisë, ndërtesat publike të Tiranës që do i falen privatit për kulla

05/06/2024
BILANCI DËSHTIMIT/ Tatimet, në dy vjet mungojnë 122 milionë dollarë, burgosjet dhe procedimet nuk përmirësojnë situatën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një vendim i qeverisë me numër 328, të datës 29 maj, ka përpiluar listën e objekteve publike që priten të transformohen në kulla nga privati përmes procedurave klienteliste që pritet të kryhen nga Korporata e Investimeve.

Anëtari i kryesisë së PD. Grigels Muçollari e ka denoncuar këtë vendim.

”Tani që lulishtet e hapësirat publike janë mbaruar, është gjetur një rrugë tjetër për ngrehinat miliona euroshe.

Godinat shtetërore do ti jepen privatit.

Këto ambiente, këto prona, që janë në zona të lakmuara në Tiranë, do t’i dorëzohen miqve të Kryeministrit për të bërë kulla”, thotë Muçollari.

Në listën e VKM janë vendet më të shtrenjta të kryeqytetit pranë parkut të Liqenit, si zyrat e Kadastrës, te komuna e Parisit apo në rrethinat e preferuara të Tiranës.

Pronat e para që do të futen në pazar me ndërtuesit janë Drejtoria e Tatimeve pranë Stadiumit Dinamo, Instituti i Studimeve Teknologjike, Autoriteti i Aviacionit Civil, Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve, ish ATSH-ja.

Këto janë vetëm disa nga godinat dhe pronat shtetërore. Nuk ka shumë transparencë për këtë aferë të radhës, dhe shumë detaje ende nuk dihen.

Muçollari tha se kjo nisëm nuk është për interesin publik. Por një nga ato paktet që Edi Rama bën me oligarkët dhe klientët e tij, që më vonë pastaj marrin formë ligjore e kthehen në vendime qeverie.

“Një mik i Edi Ramës, një trafikant, kreu i një bande apo një përfaqësues karteli, nga ata që ai pret në zyrë, me siguri i ka vënë syrin një godine. Ose disa godinave. Dhe kaq mjafton. Nuk të duhet më shumë se sa të kesh mik Ramën për ta kthyer çdo pronë shtetërore në kullë miliona euroshe.

Me këtë skemë pasurohen klientët e qeverisë dhe të Ramës. Shqiptarët vijojnë të mbeten më të varfërit në Europë dhe me më pak mundësi se çdokush tjetër në kontinent për të blerë një shtëpi”, shpjegoi Muçollari. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.