Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama shpërndan tituj pronësie në Himarë, bëhet fjalë për shtëpitë

24/05/2024
Rama shpërndan tituj pronësie në Himarë, bëhet fjalë për shtëpitë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Himarë, nis shpërndarja e titujve të pronësisë për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike

Nisi sot shpërndarja e titujve të pronësisë për të gjithë shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, si Thethi, Vermoshi, Tropoja e me radhë në veri dhe Himara e Saranda në jug.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Himarë, nga ku nisi ky proces i shumëpritur për banorët me shpërndarjen e 437 titujve të pronësisë.

Në takimin me banorët e zonës, Kryeministri tha se “Nuk ka asnjë metër katror nga Llogaraja deri në Ksamil që t’i jetë marrë një pronari legjitim apo një trashëgimtari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti. Ideja që nga Tirana ka një plan për t’i zhveshur himarjotët nga pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve është një poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real.”

* * *

Mirëdita dhe faleminderit shumë qe jeni këtu sot dhe që po qëndroni, pjesa më e madhe në diell për një aktivitet që është i rëndësishëm për shumë arsye, por unë dua t’ju shpjegoj pak atë që tha Vangjeli përpara meje, çështjen e zvarritjes së gjatë në kohë të dhënies së certifikatave për shtëpitë e trashëguara në radhë të parë, sepse është folur shumë dhe është abuzuar shumë,duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjeshtë dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër,përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike, interesa të ngushta politike që nuk kanë asnjë lidhje, as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët.

Unë  dua t’ju them këtë, që të njëjtën çështje, të njëjtin shqetësim, të njëjtin problem pa asnjë dallim e kanë banorët e Thethit, e kanë banorët e Tropojës, e kanë banorët e Kukësit, e kanë banorët e Malësisë së Madhe dhe e kanë banorët e Himarës, deri poshtë në Sarandë. Është njësoj komplet, nuk ka asnjë ndryshim. S’ka pasur kurrë dhe s’ka si të ketë asnjë lloj qëllimi apo asnjë lloj prapamendimi për ta penguar zgjidhjen e këtij problemi, aq më tepër pastaj që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam edhe nga Himara që do të thotë, që nuk do kisha asnjë arsye në botë që të mos bëjë ta pamundurën njësoj, si për Tropojën, si për Himarën, si për Thethin, Malësinë e Madhe, Kukësin dhe Sarandën.

Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, me regjistrimin e pronave pas ndryshimit të sistemimit dhe pasi në shumë zona, nuk është pranuar ligjit 7501 dhe nga ana tjetër, janë bërë shumë paudhësi me të ashtuquajturat AMTP, që ju i dini më mirë sesa unë dhe kjo ka penguar edhe vetë regjistrimin e shtëpive të trashëguara,të cilat kanë qenë aty dhe janë aty në radhë të parë.  Këtu pastaj është shtuar edhe një tjetër shtresë poshtërsie propagandistike, sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat banorëve dhe trashëgimtareve legjitimë të Himarës dhe për t’ia dhënë të ashtuquajturve oligarkë.

Tani ju e dini më mirë nga të tërë, sepse ju jetoni këtu, që e para, nuk ka asnjë metër katror nga Llogoraja deri në Ksamil që të jetë marrë një pronari legjitim, apo një trashëgimtari dhe t’i jetë dhënë dikujt tjetër nga shteti. Por ka patjetër situata të rënda që janë zhvilluar në vitet përpara se ne të vinim në qeveri, ku me AMTP-të është bërë një lojë shumë e ndyrë, kriminale dhe ku në pika të caktuara janë shfaqur përmes tyre si pronarë, individë të lidhur me pushtetin e atëhershëm, – ju i dini mirë si janë e ku janë, – të cilët i kanë vënë trashëgimtarët përpara një zgjedhjeje që, ose të pranojnë të shesin pronën e tyre, nuk ka një metër katror këtu që nuk është shitur nga pronarët, por asokohe shitja kishte mbi kokë edhe kërcënimin që po e shite, ti s’ke për ta gëzuar asnjëherë, se këtu s’ka për t’u bërë kurrë asgjë, se vetëm ne e bëjmë. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

24/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

Të bllokuar nga efektet e gazit të policisë, agjentët ua vënë prangat protestuesve. Përplaset deputeti Xhaferri

24/01/2026
Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

Shi bombash me gaz vetëm në një minutë. Si mund të ketë kaq shumë urrejtje ndaj qytetarëve. Një goditi Berishën në trup

24/01/2026
Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

Berisha: Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë

24/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.