Zv/ministri, 2 arsye se pse aksioni i SPAK nuk u dekonspirua nga...

Zv/ministri, 2 arsye se pse aksioni i SPAK nuk u dekonspirua nga policia

285
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë emisionit “Opinion” mohoi të ketë patur dekonspirim nga policia të operacionit të SPAK për kapjen e disa prej bandave më të rrezikshme e të pasura në vend.

Ai tha se Policia e Shtetit për këtë operacion ka pasur vetëm vendimin e gjykatës pa aktakuzën në dorë, nuk kanë qenë me telefona, por të monitoruar nga prokurorët e SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Ai tha se nuk mendon që në fazën e operacionit të SPAK të ketë pasur dekonspirim, ndërsa u pyet nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin Opinion në tv Klan.

Besfort Lamallari: Shiko, mendja të shkon fillimisht tek rrjedhja e informacionit, pra nga dekonspirimi i informacionit nga policia. Ajo çfarë mund të them me siguri është që në momentin që ka nisur operacioni, policisë i janë vënë në dispozicion masat e arrestit, pra vendimet e dispozitivit të gjykatës, pa të dhënat e tjera, jo aktakuza. Që do të thotë që nuk ka aty hapësirë për ndarjen e informacionit. Ka edhe një element tjetër të rëndësishëm. Nga 50 OPGJ të vënë në dispozicion nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me 30 oficerë të policisë gjyqësore të BKH-së, të monitoruar, pra të mbikëqyrur nga prokurorët e SPAK, u janë hequr dhe nuk kanë pasur telefonat, kështu që nuk ka rrjedhje të informacionit në fazat e zhvillimit të operacionit nga SPAK. Ajo që me të drejtë edhe mund të mendojë çdokush është se duke qenë se këta persona kanë qenë në komunikime me grupet kriminale, të cilëve u është nënshtruar kontroll i vendbanimeve të tyre, të cilët duke kuptuar se ku po bëhen këto kontrolle mund të jenë alarmuar.  

Sa i përket personave që nuk janë arrestuar, Lamallari tha se një pjesë e madhe rezultojnë shumë kohë më parë jashtë vendit. Po ashtu ai tha se është çështje ore që të vihen në pranga të tjerë persona që ndodhen në kërkim jashtë vendit, raporton tv klan. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY