Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia e Shtetit: Nuk dekonspiruam operacionin, 13 ishin jashtë shtetit

21/05/2024
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ka një reagim nga Drejtoria e Përgjithshme të Policisë së Shtetit lidhur me dekonspirimin e operacionit të SPAK për kapjen e 51 personave.

Në një njoftim për media thuhet se Policia e Shtetit nuk ka përjashtuar asnjë repart nga operacioni duke pasur fjalën për Forcën Operacionale.

DEKLARATA E POLICISË SË SHTETIT/ Në lidhje me një lajm të publikuar në disa portale, se Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin e koduar “Revanshi”, për ekzekutimin e 50 masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sqarojmë se:

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në kuadër të këtij operacioni, hartoi planin operacional për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Për zbatimin e këtij plani operacional u angazhuan 50 oficerë të Policisë Gjyqësore, Departamenti i Policisë Kriminale, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Ogranizuar, personeli policor i Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, të gjithë efektivët e Forcës Kombëtare të Sigurisë, 80 % e efektivëve të RENEA-s, 100 punonjës të DVP Tiranë, 50 punonjës të DVP Durrës, 50 punonjës të DVP Lezhë, 50 punonjës të DVP Vlorë dhe 20 punonjës të DVP Shkodër.

-Gjatë operacionit, u kapën nga shërbimet e Policisë që morën pjesë në operacion dhe u arrestuan, 8 shtetas.

-6 shtetas, të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit, u kapën dhe u arrestuan jashtë shtetit, gjatë zhvillimit të operacionit, në bashkëpunim me partnerët italianë, spanjollë, belgë dhe gjermanë.

-Për 6 shtetas të tjerë u ekzekutuan vendimet e Gjykatës dhe ata u njohën me akuzat, në IEVP-të përkatëse.

-Gjatë verifikimeve në sistemin TIMS, rezultoi se 13 shtetas ndodheshin jashtë shtetit dhe ishin larguar para zhvillimit të operacionit, si dhe 6 shtetas që ishin të shpallur në kërkim para operacionit, sipas vendimit të gjykatës, për vepra të tjera penale të kryera më parë.

-Ndërsa 11 shtetas, mes tyre dhe 2 dy punonjës policie, të cilët iu shmangën organeve të drejtësisë, nuk u bë e mundur që të kapeshin gjatë operacionit.

Theksojmë faktin se asnjë strukturë e Policisë së Shtetit në nivel qendror apo vendor nuk është përjashtuar nga pjesëmarrja në operacionin “Revanshi” dhe deri tani nuk ka asnjë indicie për dekonspirim të operacionit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bashkëpunim shumë të mirë, të bazuar në ligj dhe në besueshmëri të plotë me SPAK-un, me GJKKO-në dhe me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Bazuar në rezultatet e punës, të arritura gjatë vitit 2023 dhe gjatë 5-mujorit të parë të vitit 2024, rezultate të cilat janë të pakrahasueshme me periudha të mëparshme, tregojnë qartë angazhimin maksimal dhe vendosmërinë e Policisë së Shtetit, në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimit në përgjithësi.

Gjithashtu, Policia e Shtetit është e vendosur për ta thelluar më tej procesin e vetëpastrimit, duke bashkëpunuar ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, me qytetarët dhe me mediat. r.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

03/03/2026
EMRAT/ PS nis analizën e zgjedhjeve, ja kush do t’i paraqesë raportet elektorale për secilin qark

Kryesia e PS mblidhet për 30 minuta, e pranishme edhe Belinda Balluku

03/03/2026
Presidenca kërkon nga Kushtetuesja të mos tejkalojë kompetencat, për çfarë bëhet fjalë

Erion Veliaj, caktohet seanca e parë në themel në GJKKO

03/03/2026
PD reagon për deklaratën e SHBA: Edhe njëherë në krah të shqiptarëve

SHBA thirrje urgjente qytetarëve: Largohuni menjëherë nga mbi 12 vende të Lindjes së Mesme

02/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

Berisha: Duhet të bashkohemi! Ditën që do të paraqitet kërkesa për Ballukun, të gjithë përpara parlamentit

03/03/2026
EMRAT/ PS nis analizën e zgjedhjeve, ja kush do t’i paraqesë raportet elektorale për secilin qark

Kryesia e PS mblidhet për 30 minuta, e pranishme edhe Belinda Balluku

03/03/2026
Presidenca kërkon nga Kushtetuesja të mos tejkalojë kompetencat, për çfarë bëhet fjalë

Erion Veliaj, caktohet seanca e parë në themel në GJKKO

03/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.