Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kreut të PD Sali Berisha dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për të hequr masën e arrestit të shtëpisë.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, tha pas përfundimit të seancës se GJKKO nuk pranoi as kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Seanca gjyqësore u drejtua nga Rudina Palloi.
Avokati Gjokutaj e ka quajtur një skandal këtë vendim të gjykatës.
Nuk duan të hyjnë në thelbin e çështjes qoftë për përjashtim qoftë edhe për themelin për marrjen e provave.
Kërkesën për përjashtim ja kemi qepur në pallto dhe do ja qepim edhe në kostumin veror.
Ne kemi bërë kërkimet dhe çështja e Irena Gjokës ka shkuar në prokurori dhe akoma nuk kemi përgjigje nga ata”, tha Gjokutaj.
Kurse SPAK tha në seancë se Sali Berisha ka shkelur masën e arrestit të shtëpisë, duke futur në banesë ish-eurodeputetin Elmar Brok dhe gazetarët italianë të Rai 3.
Këtë pretendim të SPAK, avokati Gjokutaj e konsideroi si lajthitje.
“Sali Berisha ka që në në datën 30 Dhjetor pa dalë nga dera këta thonë ka thyer arrestin në shtëpi. Lajthitja e gjykatës dhe SPAK është e tillë që nuk afekton aktivitetin e kryetarit të opozitës”, tha Gjokutaj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/