LUSHNJË/ Babai qëllon me armë të bijën, pastaj veten

LUSHNJË/ Babai qëllon me armë të bijën, pastaj veten

1423
0
Shares

Babai ka qëlluar me armë mbi të bijën 40 vjeçe dhe më pas ka qëlluar veten për vdekje. Ngjarja ndodhi këtë pasdite në Lushnjë, ndërkohë që vajza është rëndë në spital.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi Behar Musaku,rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen Rudina Musaku, rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia e Lushnjës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY