3 oficerë policie u prangosën sot në aksionin e SPAK . Ata janë Erigert Mitri, Klodian Shahini dhe Altin Morina.
Mitri ka qënëndrejtues i Policisë Lezhë, Klodian Shahini, ishte zyrtar policie në Vlorë dhe Lushnje ndërsa Altin Morina ishte iefektivi i RENEA-s.
Ky i fundit me detyrë Shef i Repartit të Stërvitjes tek Forcat RENEA, u prangos në zonën e Kodrës së Diellit, teksa iu gjetën në makinë 113 mijë euro, të mbështjella me një qese plastmasi. Më herët ka qënë shef i Komisariatit të Ballshit, ka punuar në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), tani Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. së fundi shërbeu në repartin e RENEA-ve, ku edhe mbante detyrën e shefit të trajnimit. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/