Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme ndërsa ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg.
Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste pasi u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës.
Por në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.
Emri i ish-deputetit Ndoka është në mesin e 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar, pas zbërthimit të shumë bisedave në aplikacionin e koduar SKY ECC. Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.
Ata akuzohen si të lidhur me disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/