Enkelejda denoncoi 3 herë burrin. Sot u gjet pa jetë goditur me...

Enkelejda denoncoi 3 herë burrin. Sot u gjet pa jetë goditur me thikë në një rrugë të Athinës

830
0
Shares

Një 40-vjeçare shqiptare u gjet sot e pajetë në zonën Menidhi të Athinës ndërsa ishte goditur me një thikë në bark dhe e mbuluar nga gjaku. Gruaja u gjet në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit.

Ajo është Enkelejda Danaj, 40-vjeçare ndërsa dyshohet se autori është burri i saj po shqiptar Eduart Denaj.

Policia thotë se çifti ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

Denoncimet

Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori. Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018. Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY