Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama viziton fabrikën e ish emigrantit në Lezhë

14/05/2024
Rama viziton fabrikën e ish emigrantit në Lezhë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ishte sot në një fabrikë të ngritur nga një emigrant në Lezhë. Deshir Gjeta nga Lezha është emigranti i rikthyer në atdhe prej 15 vitesh, për të nisur hap pas hapi një histori suksesi në tokën e tij, ku ka ngritur një fabrikë moderne për prodhimin e strukturave metalike, fillimisht me 5 punëtorë e  tashmë me 45 të tillë, e cila funksionon me teknologjinë më bashkëkohore.

Në këtë sipërmarrje ishte sot kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu.

“Ka 15 vjet që jam kthyer nga emigrimi dhe 5 vjet që kemi bërë këtë ndërmarrje. E kemi dhe si pasion edhe si mjet pune. Kemi marrë trajnues edhe nga jashtë për të trajnuar stafin. Për pagat po shkojnë thuajse në pagat e nivelit evropian, diku tek 1 milionë ose 1000 euro mesatarja.” – tregon Deshiri, teksa shton se produktet e tij shiten në Gjermani dhe në Itali. 

Ndërsa kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu, i cili e ka ndjekur nga afër ecurinë e kësaj ndërmarrje të suksesshme tha se Deshiri rrezaton shembullin e mirë të shqiptarëve që ndërtojnë dita-ditës sukses në tregun vendas dhe atë huaj.

“Ka gjithë teknologjinë këtu. Ka krijuar një biznes të veçantë qëështë për t’u përshëndetur.  Është modeli se si vjen njëri nga jashtë dhe ndërton një gjë që ka vlerë.” – u shpreh ai.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi investimin e bërë nëteknologji, teksa theksoi se punëtorët e mirëpaguar janë një element shumë i rëndësishëm  në mbarëvajtjen e sipërmarrjes. “Teknologjinë e ke bërë shumë mirë se je konkurrent me tregun jashtë, por mos harro asnjëherë që mund të blesh makinën më të bukur, por po e pate shoferin të mërzitur se nuk paguhet mirë, të merr në qafë.” – u shpreh Kryeministri. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

Rama: Të fusësh sektorin e ndërtimit në kornizën e krimit është e neveritshme

09/04/2026
Shqipëria voton në Parlament deklaratën: Greqia të heqë ligjin e Luftës me Shqipërinë

Me 77 vota socialistët rrëzuan kërkesën për interpelancë me Ramën për ‘paratë e pista’ në ndërtim

09/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Air Albania” mban 6 orë në pritje pasagjerët në Rinas

Nga 10 prilli, procedura të reja në kufi për shqiptarët drejt zonës Schengen

09/04/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Belinda Ballukut, mbetet në fuqi pezullimi nga detyra

09/04/2026
Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

Berisha: Nuk bëni debat për integrimin se nuk doni të flitet për Lubinë

09/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.