Azgan Mërnica, historitë e rënda penale të familjarëve të tij. Vendi ku...

Azgan Mërnica, historitë e rënda penale të familjarëve të tij. Vendi ku dyshohet se po fshihet

1984
0
Shares

Azgan Mërnica nuk la vetëm makinën por edhe telefonin duke e bërë të pamundur gjurmimin e tij nga policia. Me përvojë për shkak të historive kriminale të të afërmëve tij, ku tre prej tyre po vuajnë dënime me burg.

Ai ka më shumë se 24 orë i fshehur fill pasi qëlloi për vdekje oficerin e policisë Novruz Cenalia dhe ende nuk ka asnjë gjurmë. Forca të shumta policie vijojnë kontrollet dhe dyshimet janë se 23-vjeçari fshihet në zonën e Apolonisë dhe Havaleas ku edhe po kryhen kontrolle edhe nëpër banesa. Mërnica konsiderohet i rrezikshëm, pasi me vete dyshohet se mban edhe armën e krimit.

Të mërkurën zhvillohet ceremonia e përcjelljes së policit për në banesën e fundit, ka lajmëruar policia e Fierit.

Vrasja ndodhi në fshatin Balzëz të Fierit ndërsa polici Novruz Cenalia po shkonte në shërbim.

“Babai punonte në sallën operative të policisë së Fierit. Dje fatkeqësisht mori lajmin tragjik gjatë kohës që ndodhej në punë…”, raportuan mediat lokale.

Vrasja e Cenalisë erdhi si pasojë e një konflikti të çastit. Dëshmia e nënës së Azgan Mërnicës ka lënë në hije disa motive që u menduan kur sapo kishte ndoshir ngjarja.

Ajo ka qënë me Azganin në makinë kur dy të rinjtë janë zënë për kalimin në rrugën e ngushtë të fshatit. Ajo ka rrëfyer se fillimisht ata debatuan në makinë, më pas zbritën dhe u përballën jashtë. Në këtë moment gruaja thotë se u bëri thirrje duke u thënë “mos, mos”, disa herë, por i biri i saj nxorri pistoletën dhe qëlloi për vdekje efektivin 28-vjeçar.

23-vjeçari Mërnica vjen nga të afëet me disa histori me ngjarje kriminale. Babai i tij ka vuajtur dënimin me 20 vjet heqje lirie për vrasjen e kunatit. Njëri prej vëllezërve ndodhet aktualisht në burg, i dënuar me 19 vjet heqje lirie për një vrasje të ndodhur në 2019-n. Edhe vëllai tjetër vuan po ashtu dënimin me burg në Gjermani. Në rastin e tij mbetet e paqartë se për çfarë është dënuar. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY