Kishte përshtatur një qendër masazhesh, në Unazën e Re për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë.
U arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh; u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/