DENONCIMI/ Tenderat në bashki, gruaja i dhuron kompanisë së burrit miliona

DENONCIMI/ Tenderat në bashki, gruaja i dhuron kompanisë së burrit miliona

145
0
Shares

Anëtari i kryesisë së PD, Klevis Balliu denoncoi sot një numër tenderash në konfilkt interesi mes zyrtarëve të bashkisë së Tiranës dhe familjarëve të tyre.

RASTET/ Tirana Parking në varësi të Mr. Inceneratorit që drejtohet sot nga Erinda Fino, ish-Drejtore e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit po në varësi të bashkisë Tiranë.

Në datën 22 Dhjetor 2021 Fabjan Diçi bashkëshorti i Vilma Diçi-t me detyrë (Shefe) kryeinspektore e shesheve të parkimit në Tirana Parking, bëhet pronari i shoqërisë TRADE AND CONSTRUCTION GROUP shpk.

Pasi bashkëshorti i shefes bëhet pronar, ky subjekt nga Gusht 2023 deri Prill 2024 është shpallur fitues dhe ka lidhur kontrata çuditërisht vetëm në institucionet ku punon bashkëshortja e tij, në vlerën totale 580 milion lekë të vjetra nga këto:

2 kontrata me Tirana Parking dhe 5 kontrata të tjera me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit.

Procedura korruptive të Veliajt të zhvilluara në mungesë totale konkurence dhe si gjithmonë në limitin e fondit për të zhvatur maksimalisht paratë e taksapaguesve të Tiranës.

Sipas Veliajt të gjithë drejtuesit e emëruar prej tij hanë fiq pas shpinës së tij por e vërteta është se ata paratë i ndajnë me shefin e tyre kryetarin e organizatës kriminale 5D Lali Djegësi…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY