BASHKIA/ Tenderi i fryrë 2.4 milionë euro për blerje nafte për makinat...

BASHKIA/ Tenderi i fryrë 2.4 milionë euro për blerje nafte për makinat e pastrimit të Eco Tirana

101
0
Shares

Eco-Tirana ka hapur tender në vlerë afro 2.4 milionë euro për blerje nafte për një vit, 2024.

Sipas PD kjo është një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante, një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve.

“Pronari faktik i inceneratorëve dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, arkitekti i Eco Tiranës, vetëm me naftën, ka vjedhur 2.4 milion Euro.

Eco Tirana është kompania që mbledh plehrat dhe sipas Bashkisë, makinat e plehrave, kanë harxhuar 2.4 milion euro në Tiranë, vetëm naftë.

Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Eco Tirana ka mbledhur edhe plehrat në Verona.

U bëjmë thirrje ‘kolegëve’ të Veliajt në SPAK të distancohen nga ‘kolegu’ i tyre dhe te zbatojnë procedurat ligjore”, tha sot anëtati i kryesisë së PD, Klevis Balliu.

Në fakt tenderi pritet të bëhet në qershor por duket se shuma e madhe e fondit për naftë për një ndërmarrje të bashkisë është e fryrë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY