Është gjetur sot edhe trupi i pajetë i fëmijës së tretë, djalit 3-vjeçar, pas kërkimeve intensive trupi i pajetë pas kërkimeve nga forcat speciale. Trupi i të miturit u gjet në afërsi të fshatit Oblikë të njësisë Ana e Malit.
Dje polumbarët gjetën trupin e pajetë të vajzës 8 vjeçare ndërsa të shtunën një peshkatar pikasi trupin e vajzës 9 vjeçare.
Sot u përcoll për në banesën e fundit vajza e madhe.
Në lidhje me ngjarjen është vënë në pranga Erdgys Arrazi, i cili dyshohet se e shtyu drejt vetëvrasjes gruan dhe 3 fëmijët e tij. Shkak dyshohet se ka qenë dhuna e ushtruar nga 31-vjeçari.
Alma Arrazi, 39 vjeçe u hodh në ujërat e Bunës bashkë me tre fëmijët e saj të mitur më 2 maj ndërsa i shoqi një ditë më vonë denoncoi në polici zhdukjen e saj. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...