Është shtyrë sërish gjyqi ndaj kreut të PD, Sali Berisha. Mungesa e prokuroreve ka shtyrë seancen me dt.8 prill ora 13. Prokuroret thanë se ndodheshin ne nje takim zyrtar, një skenar që vijon prej kohësh duke vonuar procesin sa më shumë dhe sa më shpesh.
Këtë të martë në orën 8:30 pritej të zhvillohej seanca mbi një tjetër kërkesë të avokatëve të liderit të opozitës Sali Berisha prë ndryshim të masës së sigurisë. Ata kërkojnë zëvëndësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” në një masë më të butë, masë e ndryshuar në 30 dhjetor me arrest në shtëpi
Shkelje e lirisë së shprehjes së Berishës, Shkelje e të drejtës për jetë private dhe familjare, pasoja që ka krijuar situata konkrete, shkelja e së drejtës së Berishës për të kontaktuar dhe komunikuar me avokatët e tij janë 3 shtyllat ku mbështetet dhe i referohet mbrojtja. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/