4 persona u përfshinë një sherr të ashpër me hunj në Uznovë të Beratit.
“Rreth orës 19:50, në lagjen “Uznovë”, Berat, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, (vëllezër), janë konfliktuar fizikisht, kanë goditur me sende të forta dhe u kanë thyer xhamat e mjeteve shtetasve Xh. H., 27 vjeç dhe Xh. K., 24 vjeç, të dy banues në Uznovë, të cilët po marrim mjekim në Spital, pa probleme për jetën”, deklaroi policia e Beriëatit.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar menjëherë në ambjentet e Komisariatit, të dy vëllezërit e përfshirë në konflikt dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.
Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. r.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/