Policia e Shkodrës ndaloi këtë mbrëmje Safet Bajrin, ndërsa udhëtonte me një mjet të blinduar.
Policia kreu verifikimin ku u gjet se Bajri qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
“Shërbimet e Policisë, gjatë zbatimit të planit të masave për parandalimin e kriminalitetit dhe për goditjen e paligjshmërive, në qytetin e Shkodrës, shoqëruan në ambientet e DVP Shkodër, një automjet të blinduar.
Pas verifikimeve rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi S. B. alias S. R., banues në fshatin Dobraç, Shkodër, qarkullonte i papajisur me autorizim të lëshuar nga organi kompetent.
Drejtuesit të automjetit iu vendos masë administrative, konform Kodit Rrugor, si dhe u zbatua masa plotësuese për bllokimin e automjetit tip “Mercedes Benz” dhe do nisin procedurat e konfiskimit”, njofton policia e Shkodrës.
Opozita ka akuzuar qeverinë Rama oër lidhje me Bajrat dhe përdorimin e tyre për të fituar bashkinë e Shkodrës në zgjedhjet e majit 2023.
PD transmetoi pamje ku dukej një varg makinash të zeza që qarkullonin ne qendrat e votimit, dhe brenda tyre ishin pjesëtarë të Bajrave dhe zyrtarë socialistë të Shkodrës. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/