Merret vendimi në Kuvend, dy komisone hetimore dhe një platformë debati mes...

Merret vendimi në Kuvend, dy komisone hetimore dhe një platformë debati mes pakicës e shumicës në komisionin e Ligjeve

92
0
Shares

Është miratuar sot nga konferenca e kryetarëve ngritja e 2 komisioneve hetimore të propozuara prej grupit parlamentar të PD-së si dhe krijimi i një platforme debati dhe konsensusi brenda komisonit të ligjeve për të arritur votimin e ligjeve me 84 vota.

Nuk dihen detaje rreth natyrës së platformës që më herët u thirr nënkomision, apo për komisionet hetimore veç faktit se ato janë dy, komisionin hetimor mbi të dhënat e TIMS, dhe atë të sterilizimit.

Hetimi për TIMS pritet të mbahet për 4 muaj që nga data e miratimit dhe në përbërje do të ketë 15 anëtarë. 6 anëtarë votohen nga grupi parlamentar i PD-së dhe 8 të tjerë nga grupi i Partisë Socialiste.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, se u vendos miratimi i 2 komisioneve hetimore, ai për sistemin e të dhënave TIMS dhe për shërbimet në Shëndetësi ku përfshihen “Sterilizimi” e “Check up-i”.

Çuçi tha se ka pasur dakordësi mes palëve për një platformë brenda Komisionit të Ligjeve.

Gjithashtu ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave dhe që kanë të bëjnë me integrimi europian. Me numër të barabartë anëtarësh, nuk ka të drejtë vetoje. Ka konsensus”, shpjegoi kryetari i grupit mazhoritar.

Çuçi deklaroi se ende pritet të punohet për reformën zgjedhore pa qënë i qartë nëse komisioni i kontestuar nga PD do të vijojë pas 21 marsit kur i plrfundon mandati.

“Janë duke punuar dhe me ekspertët e ODIHR-it, nëse ka konsensus do vazhdojmë!”, përfundoi ai për punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY