Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

GENC POLLO/ Émile Zola sot në Shqipëri

15/03/2024
GENC POLLO/ Midis Shilës e Karibdit: dilema moralo-politike kundrejt  “McGonigal-it” si minues i demokracisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Genc Pollo

Para një muaji këtu e në këtë orë dëgjova Doktor Berishën, i cilie filloi fjalimin e mbrëmjes duke ju drejtuar shpresëtarëve tëkësaj rrugice me këto fjalë: “Ju jeni europianët e vërtetë tëShqipërisë!”

Fillimisht mendova të mbrapshtën: se si do e qesëndisnin këtëcilësim ministra, oligarkë e analisto-biznesmenë. Ata që shëtisinEuropën me paratë e buxhetit, të tenderave shtetërore apo tëreklamave të inceneratorëve; ata që në Bruksel, Vjenë e Paris flenë në hotelet me pesë yje, hanë në restorante ekskluzive, bëjnë shopping në dyqane të shtrenjta. Nuk di nëse ka ndonjërast të rallë a shumë të rrallë që ata të vizitojnë edhe muzetë e operan; sipas sërës mund të takojnë politikanë e persona me rëndësi. Në logjikën e tyre ata vetë janë europianët e vërtetë dhejo të tjerët që këto udhëtime nuk i përballojnë dot ose i bëjnë mëshumë nga halli se nga malli.

Pastaj mendova diçka tjetër: më erdhi ndër mend një shkrimtar e intelektual publik në Parisin e para 125 viteve, Émile Zola quhej, i cili protestoi me të madhe kur Alfred Dreyfus, njëushtarak francez, u dënua padrejtësisht me burgim; protesta e shkrimtarit Zola dhe e të tjerëve që e pasuan bëri që gjyqi tërishikohej, që kapiteni Dreyfus të shpallej i pafajshëm e tërehabilitohej si dhe të bëheshin publike motivet e dobëta e paragjykimet fetare (Dreyfus ishte hebre) të denoncuesve e tëakuzuesve të tij.

Zola nuk ishte as antisemit dhe as filosemit; ai nuk kishte njohjepersonale me kapitenin, nuk kishte as interes privat në kauzën e tij.

Por Émile Zola kishte bindjen se dinjititeti i njeriut të krijuar nëshëmbëlltyrën e Perëndisë ishte i pacënueshëm dhe se për këtë ja vlente të luftoje;

Émile Zola besonte se njerëzit duhet të ishin të barabartë para ligjit dhe se për këtë ja vlente të luftoje.

Émile Zola besonte tek drejtësia si parim suprem i shoqërisë e sireference unike e gjyqësorit dhe se për këtë ja vlente të luftoje.

Dhe ishin e janë këto vlera e parime që kanë bërë dhe e bëjnëEuropën; shumë më tepër sesa pasuria apo fuqia.

Dhe Émile Zola, në frymë, vlera e parime, ishte më europianindër francezët, bashkëkombasit e tij të fundshekullit të 19.

Prandaj unë kur ju shoh juve në këtë rrugicë shoh qindra Émile Zola;

kur mendoj për të tërë ata që janë larg me trup por këtu me ju me mëndje e zemër më sheh syri qindra mijë Émile Zola.

Shoh europianët e vërtetë që nuk lodhen së luftuari për parime e vlera të vërteta të asaj që njohim si Europë.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane kur ka burgosjepolitike.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane kur nuk ka parlamentarizëm europian.

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane me në krye satrapëorientalë me kostume firmato

Sepse nuk mund të ketë Shqipëri europiane pa shqiptarëeuropianë dhe ju e të tjerë si ju jeni fara, rrënja, filizi e kurora e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

Përplasje në Kuvend, tensione në sallë pas ofendimit të Ballës ndaj Albana Vokshit

06/03/2026
Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.