“Eko park, projekt korruptiv, sot e çojmë dosjen në SPAK”

“Eko park, projekt korruptiv, sot e çojmë dosjen në SPAK”

133
0
Shares

Eko-Parku është një projekt korruptiv në qytetin e Durrësit, që mjafton që SPAK pa vonesë të ndërhyjë dhe të vërë para drejtësisë nivelet më të larta duke shkuar deri te Edi Rama, tha sot në një konferencë për shtyp, n/kryetari i PD, Oerd Bylykbashi.

“Emri që del fare qartë është ai i Klodian Zotos. Pra e gjitha në të njëjtin koncept.
Që të arrihet në këtë aferë korruptive, duhet patjetër të ekzistojë jo vetëm një qëllim i strukturuar nga Edi Rama për të zhvatur paranë publike.

Këto para përfundojnë në xhepat e Edi Ramës, ministrave, drejtorëve të tij dhe ortakëve në biznes të tij, por edhe duhet të krijohet një ndjesi mosndëshkimi. I vetmi që mund ta krijonte këtë ishte Edi Rama”, tha Bylykbashi.

PD ka bërë gati kallëizmin penal që do depozitohet në SPAK po sot për këtë aferë, tha n/kryetari i PD.

Pjesë nga deklarata:

Rama shfrytëzoi gjithashtu tragjedinë e tërmetit, kohë kur zhvillohet kjo aferë korruptive.

Edi Rama kishte kohën të mendonte, kthjelltësinë të mendonte dhe ekzekutonte këtë aferë korruptive.

Eko-Parku është një projekt që bëri të pamundur zhvillimin e ndonjë projekti për trajtimin e mbetjeve urbane në Durrës që do ishte më i lirë, me më pak dëm për xhepat e qytetarëve dhe ambientin, dhe në çdo rast do të ishte i vërtetë.
Bashkia e Durrësit nuk kishte para t’i transportonte as në zona brenda bashkisë, por më pas u gjetën paratë për t’i transportuar mbetjet e qytetit të Durrësit në inceneratorin inekzistent të Tiranës.

Durrsakët paguajnë më shumë se banorët e Tiranës për këtë operacion. Jo vetëm të njëjtën tarifë, por edhe kanë shtesë edhe koston e transportit.

Të gjitha këto, mbasi krijuan bindjen se ishte e domosdoshme për ta bërë këtë, u vunë në dispozicion 19 milionë euro. U prish e gjithë procedura e tenderimit për t’u bërë një negocim pa shpallje dhe për ta marrë përsëri Klodian Zoto, nëpërmjet një kompanie të ngritur përmes shoferit të tij.

Nga 19 milionë euro që u tenderuan, u nënkontraktua më pas për 6.5 milionë euro. Pra, rreth 12.5 milionë euro shkuan në xhepat e atyre që arkitektuan këtë aferë korruptive.

Faktet e publikuara nga Eno Bozdo:

Anëtari i kryesisë Eno Bozdo ka paraqitur të gjitha faktet në lidhje me këtë aferë ku dyshohet se janë vjedhur afro 12 milionë euro.

”Duke filluar që nga deklarata e Edi ramës për një projekt privat në venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës, deri në mbylljen e plotë të ciklit, kur paratë e kontraktuara nga qeveria shqiptare në vlerën e plotë, 19 milionë euro bashkë me TVSH-në shkojnë me negociim pa shpallje paraprake, por në mënyrë të drejtpërdrejt tek kompania e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit.

Për kujtesë Kryeministri deklaronte në një emision televiziv më 31 maj 2019 që “Në tmerrin e Durrësit do të bëjmë një park fantastik dhe do ta bëjmë me privatin”.

Për herë të parë Edi Rama deklaron qëllimin e tij dhe të qeverisë së tij që në fushën e depozitimit të mbetjeve, që vërtetë ishte problematike, do të bënte një park publik me anë të ndihmës së privatit. Pasi merret porosia nga Kryeministri AKUM-i në datë 15 tetor 2019 shpall tenderin për mbylljne e venddepozitimit ekzistues të Eko Parkut Durrës.

Fondi është 19 milionë dollarë, data e zhvillimit të tenderit 19 nëntor 2019.

1 muaj për zhvillimin e tenderit me fond limit 19 milionë dollarë.

Në datën 7 dhjetor 2019 procedura anulohet. Arsyeja është një shkresë e ministrit të Financës, në atë kohë zonja Anila Denaj që mban datën 2 dhjetor mbi prioritetin e pagesave në kushtet e shpalljes së fatkeqësisë natyrore. Në të vërtetë kishte ndodhur tërmeti i datës 26 nëntor dhe deri këtu jemi në normalitet. Pritej nga qeveria shqiptare që të anuloheshin të gjitha procedurat që nuk ishin urgjente në mënyrë që fondet të kurseheshin dhe të drejtoheshin për t’i dhënë ndihmën të gjithë popullatës që u prek nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në datën 16 dhjetor 2019 Edi Rama si kryeministër por edhe si drejtues i Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile merr vendimin për zhvillimin e tenderit për jetësimin e Porto Romanos me procedurë të përshpejtuar në kushtet e emergjencës së krijuar. Që këtu lind dyshimi i parë./ përse duhej të ishte emergjente një gjë e tillë. Për ç’arsye u anulua gara dhe për ç’arsye këto para në vend që të shkonin për të ndihmuar familjet shkojnë në fushën e depozitimin e cila ishte emergjencë natyrore por në kushtet e krijuara të tërmetit mund të priste.

Në datën 21 dhjetor 2019, dy kompani private deri atëherë nuk kishin dalë në skenë. Viktoria Invest dhe Demare SRL, lidhin një kontratë mes njëra-tjetrës për t’iu afruar këtij projekti, pra për të paraqitur dokumentat për këtë projekt pasi Edi Rama e kishte shpallur në Komitetin e Emergjencave Civile.

27 dhjetor 2019 lidhet kontrata e AKUM me Demare Victoria Invest me fond të plotë 19 milionë dollarë. Kjo bëhet pasi vetë Edi Rama kishte kërkuar që procedura të bëhej pa shpallje paraprake, me negociim. Kjo do të thotë që autoriteti kontraktor AKUM të zgjedhë ai vetë kush do të jetë kompania pa njoftuar kërkënd dhe pa i dhënë llogari askujt.

Pesë muaj më vonë në 14 maj 2020 nuk kishte filluar asnjë lloj punimi civil në vendepozitimin e mbetjeve në Durrës. Demare Victoria Invest i cili kishte fituar kontratën në vlerën e plotë lidh një kontratë nënkotraktimi me kompaninë ArdCom Shpk në pronësi të Denis Ymerit për të kryer të gjitha punimet e Eko-Parkut me shumën 6.5 milionë dollarë. 2.5 milionë dollarë të avulluara vetëm me këtë transaksion.

Kush është Denis Ymeri. Denis Ymeri i punësuar si shofer në Inceneratorin e Tiranës. Ishte shofer personal i Mirel Mërtirit”, ka shpjeguar Bozdo.a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY