Kreu i PD, Sali Berisha tha sonte në fjalën e tij nga ballkoni i shtëpisë ku mbahet në arrest shtëpie se gjatë qeverisjes së PD, 2005-2013 nuk u mbyll asnjë shkollë, gjatë këtyre viteve janë mbyllur të paktën 700 shkolla
PJESË NGA FJALA E BERISHËS/ Në qoftë se ndalemi dhe analizojmë zhvillimet në arsimin e Shqipërisë, nga viti 2005 deri në vitin 2024, në 19 vite, cilido që do të dijë të vërtetën, do gjejë se zhvillimet kanë qenë diametralisht të kundërta.
Se investimet e bëra nga viti 2005 në vitin 2013, bënë të mundur ndërtimin e 1300 shkollave dhe kopshteve në mbarë Shqipërinë.
Se investimet bënë të mundur rritjen me 100 deri në 130 përqind të rrogave të mbarë mësuesve të vendit.
Se investimet bënë të mundur shtrirjen e internetit, kompjuterit, kabineteve të informatikës në të gjitha shkollat e vendit.
Në këto vite, në 8 prej këtyre viteve, e vlerësuar në testin PISA, cilësia e arsimit u rrit në mënyrë vertikale.
Asnjë shkollë nuk u mbyll në ato vite për mungesë nxënësish. Asnjë klasë nuk u mbyll në ato vite për mungesë nxënësish.
Ftoj qytetarët shqiptarë, për të gjithë ata që e konsiderojnë shkollimin, e konsiderojnë arsimin si një proces themelor për edukimin, pasurimin me dije të fëmijëve tanë, për të ardhmen e Shqipërisë, të analizojnë pak vitet 13-24.
Çfarë ndodhi?
Mësuesit shqiptarë, nga mësuesit më të mirëpaguar, zbritën në mësuesit më të keqpaguar në rajon, me rroga 30 përqind më të ulëta se në Kosovë.
Kabinetet e informatikës u vodhën dhe u shpërbënë.
Shkollat filluan të mbyllen njëra pas tjetrës. Gjer sot, 700 shkolla janë mbyllur. Numri i nxënësve po shkon drejt përgjysmimeve.
Çfarë ndodhi?
Shkollat i pushtoi droga. Prindërit kanë frikë, tremben shumë, mjediset që krijohen rreth shkollave dhe në shkolla. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/