VLORË/ 7000 euro rroba përfundojnë më bagazhet e furgonit të policisë

VLORË/ 7000 euro rroba përfundojnë më bagazhet e furgonit të policisë

327
0
Shares

Shiste online, veshje të ndryshme të kontrabanduara, identifikohet dhe procedohet penalisht 34-vjeçarja.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, veshje të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë 7 000 euro.

Nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

“Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo shtetase dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro, për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor”, njoftoi policia e Vlorës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY