GJ.Larte, SPAK te pranoj kallezimin e idajet beqirit. Te hetohet Berisha, Basha dhe Ndrea Brendi
Gjykata e Lartë vendosi sot që çështja që lidhet me 21 janarin të kalojë nga prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm në SPAK.
Ky vendim erdhi pas kërkesës së familjarëve në Gjykatën e Lartë ku u ankuan për vendimin e mëhershëm të SPAK që e kaloi çështjen në prokurorinë e Tiranës.
Vendimi i Gjykatës së Lartë është detyrues për Prokurorinë e Posaçme.
Me vendimin e Kolegjit të Bashkuar të Gjykatës së Lartë do të duhet që SPAK të regjistrojë procedimin penal për këtë çështje dhe të hetojë të gjithë zinxhirin komandues të trazirave të 21 Janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranës.
Në 21 Janar të vitit 2011 gjatë protestës së dhunshme që u zhvillua përpara Kryeministrisë humbën jetën Aleks Nika, Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Dedja. Qeveria Rama i shpalli ata 10 vite më vonë u shpallën nga qeveria socialiste “Dëshmorë të Atdheut” si dhe shpërbkeu familjet e tyre.
Pjesë nga vendimi
Ndryshimin e vendimit nr. 92, datë 21.06.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 107, datë 29.03.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar – gjyqtarit për hetimet paraprake pranë asaj gjykate dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes, duke urdhëruar Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për të regjistruar procedimin penal për kallëzimin e datës 16.02.2023. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/